Brad Pitt i shkatërruar/ Çfarë po bën Angelina kundër tij?

Që Brad Pitt po përjeton ferrin është e kuptueshme. Pëveçse po përballet me divorcin e Angelinas, ai po humbet edhe kujdestarinë e fëmijëve.

Pas kërkesës së Jolie për kujdestarinë e plotë të gjashtë fëmijëve të çiftit, situata që është duke i thyer zemrën Brad, është fakti se Angelina po bën çmos për t’i mbajtur larg fëmijët nga ai. Sipas një burimi të afërt me aktorin, Brad është i bindur se aktorja 42 vjeçare po i “helmon” fëmijët kundër tij dhe nuk arrin ta kuptojë se si mund të sillet në këtë mënyrë ish-bashkëshortja e tij.

Por si ndihet Brad tani pas ndarjes, që i duhet t’i kthehet jetës beqare? HollywoodLife ka mësuar se Brad nuk është në një lidhje aktualisht. Ai nuk ka dëshirë të nisë një romancë të re. Aktori do i fokusojë të gjitha energjitë në marrjen e kujdestarisë së fëmijëve.

Për më tepër ai nuk do t’i hedhë benzinë zjarrit me Angelinan. Nëse ajo merr vesh se ai është lidhur situata mund të përkeqësohet sepse Angelina nuk do dojë një femër tjetër pranë fëmijëve të saj.

Është e qartë se gjithçka ka marrë fund mes tyre, por të paktën dashuria për fëmijët nuk mund t’i privohet!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + 10 =