Buffon i trondit të gjithë, i jep lamtumirën Juventusit por jo futbollit të luajtur - Arbëria News

Buffon i trondit të gjithë, i jep lamtumirën Juventusit por jo futbollit të luajtur

Kapiteni legjendar i Juventus dhe i konsideruar gjerësisht si portieri më i mirë në historinë e futbollit ka dhënë sot deklaratën për shtyp më të vështirë të karrierës së tij sportive. Gjenerali i një mijë e një betejave ka vendosur ta mbyllë aventurën me ngjyrat bardhë e zi, por nuk ka vendosur plotësisht se çfarë do të bëjë me karrierën. Ai deklaroi se e vetmja siguri për momentin është se të shtunën do të luajë ndeshjen e fundit më kampionët e Italisë, ndërkohë që do të marrë edhe pak ditë për të vendosur se çfarë do të bëjë në vijim. Buffon bëri me dije që ofertat interesante nuk i mungojnë, si ato për të luajtur, ashtu edhe për të vazhduar në futboll nën petkun e dirigjentit. Dhe nuk bëhet fjalë për oferta nga Amerika dhe Azia, pasi nëse vazhdon të luajë do ta bëjë për një klub shumë të rëndësishëm në Europë në ndjekje të ëndrrës Champions, i vetmi trofe që Gigi nuk ka ngritur kurrë. Ndoshta dhe i vetmi peng që e vendos tërheqjen e tij në moshën 40-vjeçare ende në dyshim.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 12 =