Cana refuzon Olimpiakoin e Greqisë - Arbëria News

Cana refuzon Olimpiakoin e Greqisë

Lorik-Cana-Lazio

Një kapiten mbetet gjithmonë një kapiten, troche aq më tepër kur udhëheq Shqipërinë.

Fanella e kombëtares është lëkura e dytë e Lorik Canës, që i ka thënë jo një propozimi interesant për të në aspektin e karrierës  duke refuzuar një ofertë të leverdishme të Olympiacos.

Te Lazio nuk është se po shijon ditët e tij më të mira, pasi mediat italiane raportojnë mbi synimet e bardhekaltërve për të ndarë rrugët me Canën, madje i kanë bërë të ditur se mund ta lënë të lirë me parametra zero edhe pse ka edhe një vit kontratë, dhe pikërisht në këtë moment në drejtim të tij ka shkuar një propozim interesant nga Olympiacos, klub kampion i Greqisë që dominon tradicionalisht futbollin helen pasi ka fituar aty 17 nga 19 kampionatet e fundit.

Në aspektin e karrierës për Canën mund të kishte qenë një destinacion interesant për vetë buxhetin dhe ambiciet që disponon Olympiacos, si dhe mundësinë për të luajtur në Champions League.

Madje grekët i kanë ofruar një pagë më të lartë se te Lazio, por kaq nuk mund të mjaftonte për dikë me statusin e Canës, që mbi të gjitha është kapiten i Shqipërisë, lider i ekipit kuq e zi në dhomat e zhveshjes dhe idhull i tifozëve shqiptarë në mbarë botën.

Pikërisht për këtë arsye Cana ka refuzuar transferimin në Greqi duke i bërë të ditur Olympiacos se gëzon respektin maksimal për klubin grek, por nuk mund të transferohet diku ku ekziston mundësia e një raporti konfliktual me tifozët.

Cana e ka patur të qartë në marrjen e këtij vendimi se marrëdhënia me tifozët grekë nuk do të ishte një muaj mjalti për të duke patur parasysh edhe ndjenjat anti-shqiptare të segmenteve të caktuara në Greqi, ndaj kurrsesi nuk mund ti lejonte vetes një marrëdhënie ku egzistonte dhe mundësia më e vogël që të cënohej në cdo lloj mënyre krenaria e tij kombëtare.

Mbi të gjitha ai është kapiteni i Shqipërisë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × three =