“Ç’Brexit? Duhet të largohemi nga Toka”

Britanikët votuan një vit më parë për të dalë nga Bashkimi Europian dhe bisedimet e shkëputjes kanë nisur tashmë.

Por, britaniku më i famshëm në fushën e astrofizikës thotë se Brexit nuk mjafton. Njerëzimit, thotë ai, i duhet një “Earthexit”.

Stephen Hawking është rikthyer me parashikimet e tij të zymta për të ardhmen e njerëzimit dhe këtë e ka bërë në sezonin e ri të dokumentarëve shkencorë të BBC-së, “Tomorroë Ëorld”.

Hawking thotë se numërimi mbrapsht për ka nisur dhe brenda një shekulli, njerëzimit duhet të gjejë mënyrën që të largohet nga ky planet.

“Ndryshimet klimatike, rritja e rrezikut për t’u goditur nga një asteroid dhe mbipopullimi janë faktorët që kërcënojnë të ardhmen tonë”, thotë Hawking.

Në seritë e dokumentarit, Haëking dhe ish-studenti i tij, Christophe Galfard do të udhëtojnë nëpër vende të ndryshme në përpjekje për të zbuluar mundësitë që njerëzimit të largohet prej këtu.

Ky nuk është paralajmërimi i parë i shkencëtarit të famshëm britanik. Ai shquhet për parashikimet e zymta dhe e famshme është thënia e tij referuar bombës bërthamore.

“Është e çuditshme që ne sot kemi teknologjinë për të shkatërruar planetin tonë, por jo teknologjinë për t’u larguar nga ky planet”, ka thënë ai.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − 14 =