Çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozita “Strategji dhe taktika – Ekspozitë e Videoartit sllovak” - Arbëria News

Çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve ekspozita “Strategji dhe taktika – Ekspozitë e Videoartit sllovak”

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”31386″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Me 10 video të 12 artistëve dje në Galerinë Kombëtare të Arteve u çel ekspozita “Strategji dhe taktika – Ekspozitë e Videoartit sllovak”. Prezantimi erdhi si rezultat i një bashkëpunimi mes Galerisë Kombëtare të Arteve dhe White House Biennial, buy një platformë artistike ndërkombëtare me bazë në Athinë, cialis 40mg Greqi.

Në konferencën para mediave, Artan Shabani, drejtor i GKA tha se kjo ekspozitë, është pjesë e programit dy vjeçar të bashkëpunimit mes GKA dhe White House Biennial (WHB) me bazë në Athinë, Greqi. “Strategji dhe Taktika është ekspozita e parë nga dy ekspozitat e parashikuara mes nesh dhe WHB dhe prezatohet si pjesë e edicionit aktual­ Sprova për Demokraci. Vitin tjetër do të kemi në Galerinë Kombëtare të Arteve një ekspozitë tjetër me këtë platformë me pjesëmarrje artistësh ndërkombëtarë dhe shqiptarë”. Sipas tij, është hera e parë që në Galerinë Kombëtare të Arteve vjen një ekspozitë e cila na sjell artin bashkëkohor sllovak në mediumin e videos me qëllim prezantimin e tij.

“Por ky nuk është qëllimi i vetëm, pasi shkëmbimi i ideve, koncepteve dhe eksperiencave mes artistëve dhe kuratorëve në vendet ku prezantohen është gjithashtu shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për atmosferën artistike. Kjo është edhe arsyeja që e pranuam këtë projekt në Galerinë Kombëtare”, u shpreh Shabani. Mandej, kuratorja Lydia Pribisova përcolli konceptin ku është bazuar kjo ekspozitë. “Kam njohur shumë artistë të rinj dhe kam parë se si jetojnë në vështirësi dhe duhet të zhvillojnë praktika të ndryshme për tia dalë të jetojnë me dinjitet. Duhet të jenë vazhdimisht krijues, sepse sot shoqëria neoliberaliste është bazuar më shumë në prodhimin e mallrave për tregun material dhe jo aq shumë në prodhimin dhe mbështetjen e ideve”. Sipas Pribisovës, kjo është arsyeja pse shumë artistë punojnë më temat sociale, me minoritetet, emigrantët, e romët. Ajo vërejti se këto janë tema të postsocializmit. Ndërsa vetë titulli i ekspozitës, është marrë nga filozofi francez Michel de Certeau i cili shkruajti në vitin 1984 librin “Praktika të jetës së përditshme” ku ai ndan strategjitë dhe taktikat. Pribisova sqaroi se strategjitë shpesh i kanë përdorur regjimet politike, ndërsa taktikat janë përdorur nga individë të vetëm, apo grupime të vogla të cilët kërkojnë të përshtaten me shpejt me një situate të caktuar, prandaj duhet të jenë më kreativ dhe duhet të zhvillojnë në mënyrë me intuitive, pra artistët në përgjithësi zgjedhin taktikat.

“Pra në këtë ekspozitë ofrojmë kampione të ndryshme, taktika të ndryshme të artistëve që përdorin jetën e tyre të përditshme dhe që flasin për tema të cilat njerëzve mund t’ju interesojnë, por gjithmonë duke i interpretuar ato, duke trajtuar me humor ose sarkazëm”, tha Pribisova. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 31 Gusht.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 7 =