Çelet periudha e aplikimit për Çmimet Shkencore Kombëtare - Arbëria News

Çelet periudha e aplikimit për Çmimet Shkencore Kombëtare

cmimet-cabej

Çelet zyrtarisht etapa e pranimeve te kandidateve per cmimet shkencore kombetare (1 nentor-31 dhjetor) qe jep Akademia e Shkencave per vitin 2016.

“Thirrje për pjesëmarrje”

Mbështetur në Vendimin e Kryesisë së ASHSH Për shpalljen e organizimit të ?mimeve shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave për vitin 2016, this si dhe në Rregulloren Për themelimin e çmimeve vjetore shkencore kombëtare të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, information pills i drejtohemi bashkësisë shkencore me këtë thirrje për pjesëmarrje në edicionin e parë të çmimeve shkencore kombëtare për vitin 2016.

1. ?mimet shkencore kombëtare për vitin 2016 janë si më poshtë:

– ?mimi Eqrem ?abej, ?mim shkencor kombëtar vjetor në fushën e shkencave shoqërore e albanologjike.
– ?mimi Petrit Radovicka, ?mim shkencor kombëtar vjetor në fushën e shkencave natyrore e teknike.
– ?mimi i karrierës akademike, ?mim shkencor kombëtar vjetor.
-?mimi i për kërkuesin e ri më të suksesshëm, ?mim shkencor kombëtar vjetor.

2. Shpallja e interesit për pjesëmarrje fillon nga data 1 nëntor 2016 dhe përfundon më datën 31 dhjetor 2016.
3. Në çmimet kombëtare shkencore për vitin 2016, pranohen vepra me karakter origjinal (botime monografike, projekte kërkimore dhe patenta shkencore të regjistruara), të cilat i përkasin periudhës 2012-2016.
4. Pjesëmarrësit për çmimet shkencore kombëtare vjetore mund të jenë: studiues nga Republika e Shqipërisë, nga gjithë hapësira historike shqiptare dhe nga diaspora; albanologë e shkencëtarë të huaj me veprimtari të shquar aktive në shkencën shqiptare. Kandidatët mund të propozohen nga institucionet kërkimore-shkencore ku kryejnë veprimtarinë e tyre, nga botues dhe subjekte të tjera jopublike. Kandidatët mund dhe të vetëpropozohen. Për vepra me karakter institucional, propozues e pjesëmarrës mund të jenë njësitë themelore të kërkimit shkencor akademik e universitar (departamente, qendra e institute kërkimore shkencore), të cilat e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në sistemin kombëtar të kërkimit shkencor në vend. Kandidimet pranohen për vepra me një autor dhe me shumë autorë, për vepra vetjake e institucionale.
5. Kandidati i vetëpropozuar ose i propozuar nga një qendër kërkimore, ent botues apo subjekt tjetër; si dhe institucionet e kandiduara për vepra shumautorëshe, duhet të paraqesin zyrtarisht pranë zyrës së protokollit të ASHSH:
– Kërkesën e motivuar për pjesëmarrje.
– Curriculum vitae.
– Listën e bashkautorëve dhe/ose përbërjen e redaksisë (për veprat me shumë autorë dhe nismat shkencore institucionale).
– Dy kopje të pakthyeshme të studimit / projektit të botuar. Në përfundim të konkursit botimet hyjnë në inventarin e bibliotekës shkencore të ASHSH.
– Certifikatën e regjistrimit të patentës; dëshminë e autoritetit miratues të projektit.
– Deklaratën e autorësisë dhe të origjinalitetit të punës kërkimore shkencore/patentës.
– Një përmbledhje analitike në gjuhën angleze për studimin e paraqitur për konkurrim.
– Deklaratën për pranimin e kushteve të konkurrimit siç parashikohet në këtë rregullore.
– Pjesëmarrësit në konkurs paraqesin një arsyetim të motivuar për rëndësinë e kërkimit shkencor të kryer dhe faktorët përse vepra e tyre duhet të jetë fituese e çmimit/çmimeve kombëtar/e vjetor/e të shpallura nga ASHSH.
– Dy rekomandime mbështetëse për veprën e kandidatit konkurrues prej institucionesh të specializuara kërkimore akademike-universitare janë të mirëpritura.
– Kur çmimi i jepet një institucioni, ai depoziton gjithashtu: aktin e themelimit, statutin, kopje të dokumentit si person ligjor, deklaratën e pranimit të konkurrimit për çmimin sipas kësaj Rregulloreje.

6. Juria shpall listën e plotë të konkurrentëve të propozuar dhe/ose të vetëpropozuar jo më vonë se dyjavëshi i parë i muajit janar të vitit 2017.
7. Juria përzgjedh nga numri i përgjithshëm i kandidatëve jo më shumë se 3 (tre) prej tyre për t’i shpallur të nominuar për çdo çmim. Nominimi njoftohet publikisht nga juria jo më vonë se dyjavëshi i parë i muajit shkurt 2017.

8. Fituesve të çmimeve vjetore kombëtare të ASHSH u jepen:
– Diploma si fitues të çmimit kombëtar të ASHSH, e cila nënshkruhet nga kryetari i jurisë dhe Kryetari i ASHSH. Diploma përmban emrin e fituesit, titullin e çmimit,motivacionin, nënshkrimet e autoritetit vendimmarrës dhe numrin e amzës.
– Shenjën e çmimit të fituar dhe shpërblimin financiar të parashikuar.

9. Shpallja e laureatëve fitues të çmimeve vjetore kombëtare do të bëhet me një ceremoni të posaçme solemne publike të organizuar nga ASHSH, brenda muajit mars të vitit 2017.

http://akad.gov.al/ash/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

18 − four =