Ceremonia martesore kthehet në tragjedi, vdes xhaxhai i dhëndrit dhe helmohen 100 persona - Arbëria News

Ceremonia martesore kthehet në tragjedi, vdes xhaxhai i dhëndrit dhe helmohen 100 persona

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së djelës. Njëqind persona mbetën të helmuar gjatë një banketi dasme, në një restorant në Astigiano të Italisë. 

Njëri nga të ftuarit, i cili ishte xhaxhai I dhëndrit, 70 vjeç, gjeti vdekjen dy ditë më vonë. 

18 dasmorë janë ende të shtruar në spitale të ndryshme. Ndërkohe po priten përgjigjet e analizave, për të zbuluar nësë vdekja e 70 vjecarit erdhi si pasojë e ushqimit të helmuar. 

Dyshohet se ushqimi i helmuar ishte një pjatë me bazë peshkun. 

Restoranti, bashkë me disa pjata të shërbyera janë sekuestruar nga policia e Astit në bashkëpunim me Prokurorinë. 

/ArbëriaNews

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten − 3 =