Çeshtja "Himara" sjelle furtune largimesh ne personelin e Ambasades Greke ne Tirane - Arbëria News

Çeshtja “Himara” sjelle furtune largimesh ne personelin e Ambasades Greke ne Tirane

 Pas largimit te papritur te zevendes ambasadorit grek Kostantinos Piperigos, rradha i erdhi atasheut tregtar Larda dhe me pas e gjithe zyra e shtypit e kesaj Ambasade. Stafi i saj u angazhua fuqimisht ne fushaten propaganduese mediatike te Himares, ku germadhat dhe ndertimet pa leje, kioskat dhe lavazhot iu prezantuan publikut si shtepi te himarioteve. Per ti bere nder OMONIA-s, interesave te saj te paracaktuara klienteliste, Ambasada e Greqise u kthye ne nje megafon te disa njerezve qe kundershtonin Planin Urbanistik te nje qyteti bregdetar te degraduar totalisht nga babezia kolektive per te ndertuar gjithçka keq, ne det dhe mbi det, ne toke dhe ne rere. Ambasada e Greqise u be keshtu avokate e Llumit te OMONIA-s ne Himare duke marre nje kosto shume te rende ne CV e saj por edhe ne imazh ku Ambasada te ndryshme si Gjermania apo SHBA, Italia apo Franca deri Italia kuptuan nje loje politike mjaft te ulet te Ambasades se Greqise ne dem te interesit te komunitetit te Himares. Interesat klienteliste te Zevendesit te zonjes Sourani per te patur prona dhe biznese ne Himare duke angazhuar media te paguar ne Athine per te dizinformuar publikun grek, jane nje njolle turpi per kete Ambasade. Nje njolle qe vetem zonja Sourani me nje politike te drejte e njejte si e zotit Kotzias i cili edhe pse me vonese arriti ta kuptonte si qendronte e verteta ne Himare. Njeriu i cili vendosi te lexonte drejt voten e himarioteve kunder OMONIA per te gjithe poshtersite qe i beri Himares. Ndaj edhe sot Ambasada e Greqise ne Tirane jo vetem ka kaluar nje furtune largimesh por edhe po punon me personel te reduktuar ne pritje te reflektimit te saj per ti raportuar gjerat e verteta sic ato jane ne Athine, kudo qe ato ndodhin ne Himare apo ne Dropull, ne Korçe apo ne Tirane.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

14 − one =