Çfarë nuk tolerojnë SHBA dhe BE në “pazarin” për reformën? - Arbëria News

Çfarë nuk tolerojnë SHBA dhe BE në “pazarin” për reformën?

mero

Nga Mero BAZE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, decease duket se i kanë dhënë një shtysë vendimtare futjes në rend të ditës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, recipe draftit përfundimtar të reformës në drejtësi. Komisioni i Posaçëm Parlamentar do  të marrë të martën në shqyrtim nen për nen dhe do të votojë draftin final të reformës në drejtësi.

Edhe pse pas takimit Meta-Rama u duk se mes palëve ka pasur një hendek për këtë çështje, kryetari i Komisionit të Posaçëm të reformës, Fatmir Xhafaj, konfirmoi se reforma do të kalojë nesër në Komision.

Sipas gjithë gjasave, ambasadori i SHBA Donald Lu, do të jetë fizikisht në Komision, dhe pritet që SHBA të mbajnë një qëndrim politik në varësi të vendimeve që do të marrë Komisioni.

Po ku është ngushtuar laku i kompromisit dhe çfarë nuk tolerojnë SHBA dhe BE në këtë “përpjekje për pazar”?

Dy institucionet që do të zëvendësojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, që janë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, janë bllokuar pasi PD kërkoi fillimisht si kusht ekstrem që votimi i 5 anëtarëve që do zgjidhte Kuvendi në këto dy institucione, të bëhej me 94 vota. Edhe pse është një kërkesë ekstreme, që në të vërtetë e kthen në një farë pazari emërimin e anëtarëve nga parlamenti, duke imituar situatën e tanishme, Rama  e pranoi atë në shenjë kompromisi ekstrem.

Por, fill pas pranimit nga Rama, Berisha dhe Basha flasin për vende të rezervuara, pra për vende të fiksuara në shifra, që i takojnë opozitës dhe shumicës në këto dy institucione. Kjo e thënë ndryshe, është kapje e pastër politike nga shumica dhe opozita e këty dy institucioneve, duke shkatërruar në thelb pavarësinë e gjyqësorit, dhe duke i bërë ata të jenë sërisht ushtarë të politikanëve, që kanë frikë nëse drejtësia është jashtë kontrollit të tyre.

Pra, këtu beteja bëhet nëse do t’i kontrollojë PS dhe PD këto dy “KLD-të e reja”, nëse bëjmë analogji me KLD-në e sotme, apo jo. Për të shmangur këtë, po shkohet drejt një formule të re të mbështetur nga SHBA dhe BE, që do të propozohet nga Komisioni.

Dy institucionet e tjera për të cilat bëhet debat, është Komisionin i Posaçëm i Kualifikimit  dhe Kolegji i Apelimit, që janë institucione që do merren me figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nga edukimi i tyre profesional, integriteti, pasuria, suksesi profesional etj.

E vërteta është se kjo është pjesa më delikate e reformës, dhe SHBA e BE janë investuar fort, pikërisht për këtë pjesë. Ata kanë parashikuar që dy nga përfaqësuesit ndërkombëtar të mbikqyrin këtë proces dhe e kanë futur këtë në ligj. Për hir të së vërtetës, kjo është dhe pjesa  e reformës që është hartuar nga SHBA dhe BE, dhe përpjekja për të prekur atë, nuk do të gëllitet.

Ndikimi i SHBA për ta futur në rendin e ditës në Komisioin e Poaçëm miratimin e draftit për të martën, do të lexohet më mirë dhe nga mënyra se si SHBA do të reagojë pas seancës së Komsionit. Aty do të kemi mundësi të shikojmë dhe se si i perceptojnë ata negociatat e shumicës me opozitën dhe a presin ndonjë rezultat konkret.

Fakti që ata kanë shtyrë Komisionin të fillojë miratimin, duket se ata i ka bërë nervoz shtyrja pa fund e negociatave dhe shpikja e kushteve të reja nga opozita. Futja në rend të ditës është test real, se kush është pro reformës dhe çfarë kërkon prej saj. Pra, me sa duket më shumë se sa votat pro për reformën, SHBA dhe BE janë duke parë kush janë votat kundër saj. Dhe kjo është arsyeja që ata mbështesin futjen në rend të ditës të reformës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

19 − 15 =