Çfarë t'i tregojmë Evropës? - Arbëria News

Çfarë t’i tregojmë Evropës?

NGA: ERDI HAXHIRAJ

 

Është e trishtë të shikosh  vendin tënd ku drejtohet nga njerëz që nuk kanë asnjë minimum përgjegjësie. Si mund të jetohet në një vend pa gjyqtarë, pa deputetë, pa prokurorë! I kemi por janë sa për sy e faqe. Si mund të jetojmë pa ligj që të të mbrojë, pa një klasë politikë që të dijë pse është e tillë? E pra, megjithatë, shqiptarët jetojnë, por me mendje të ngritur për të ikur nga Shqipëria pa asnjë shpresë. Pushtetar që nuk e dinë as vet se si do të përfundojnë.

E çfarë ka ndryshuar që nga viti 1945? Këta janë të gjithë njëlloj. Të paturpshëm përpara diskreditimit që iu bëjnë shqiptarëve. Po shqiptaret janë mësuar, nuk është çudi. Enver Hoxha e mbajti Shqipërinë dhe shqipëtarët nën sundim për vite me radhë, dhe pikërisht për këtë i’u fsheh qytetërimit për 45 vjetë. Dhe çfarë bëri? Ndonjë vrim ne ujë? Vrau dhe shtypi popullin e vet për patologjinë e tij. Donte të krijonte një dinasti kriminale familjare! Kurse këta të sotmit, po njëlloj, por, ndërkohë bëjnë sikur duan të shkojnë në Perëndim. Për çfarë do t’i dojë Perëndimi këta Politikan që urrejnë dhe përbuzin popullin e tyre? Përbuzje kundrejt popullit që i voton. Por kjo është ama, prova e mendjelehtësisë së patologisë së tyre për pushtet. Vetëm vjedhje dhe krim. Një krim që filloj në 97-tën dhe që ende nuk paska të sosur. Por tani filli po këputet…megjithatë asnjë lloj arsyeje historike ndihmuese nuk shihet në horizont, sepse këta që drejtojnë janë individë që nuk dinë asgjë, dhe këtë u’a thonë përditë edhe Europës. U’a thonë po si jua thonë? Kjo është për të qeshur në një prizëm historik, dhe për të qarë në një prizëm aktual. Por, pse ngulin këmbë të drejtojnë shtetin? E lehtë, e thjeshtë, thjeshtë të rrisin të ardhurat e tyre që ndoshta kam pershtypjen që dita ditës po e harrojnë me shifra sa kanë dhe ku i kanë. Mundohen përditë ti tregojnë botës, Europës që Shqipëria është më afër ëndrrës Europiane! Për çfarë vallë shquhemi më shumë që të bindim Europën që edhe ne jemi si ata? T’i shqyhemi për Vjedhje? Sharje? Vrasje? Trafikantë? Për dokumentacion falls? Për mirëqënie? Për rrugë? Për spitale? Për varfërin? Për çfarë? Apo ndoshta t’i tregojmë paksa për spitalet tona që jemi “krenarë” që ja kalojmë Bagdatit, Bangladeshit, vëndeve të luftës, por në këtë rast këtyre ju ra fati, ndërsa ne e zgjodhëm vet! Ti tregojmë ministrat? Ti tregojmë Europës që ne jemi të verbër ndaj besimit te politikanëve? Arsimin? Ah jo as këtë nuk ja themi dot, sepse hapi i parë për t’u bërë një qytetar Europian është Arsimi, dija, kultura dhe civilizimi. Ti tregojmë atëher kur na hodhën në erë  Gërdecin dhe që u vranë në 21 Janar? T’ju themi që nuk nxorëm gjysëm fjale? Ti tregojmë që me trimëri nuk e kemi hapur gojën as për gjën më të vogël? E jo e jo për të madhen! Ti tregojmë atëherë që jemi të besës? Apo as këtë? Drejtësin? Jo as këtë, sepse kur vjenë puna për drejtësi ja  mbathim nga sytë këmbët.

Ne gjithmonë jemi në anën e fituesit e jo të të drejtit.

Ky popull është mësuar kështu! Të nënshtrohet, të fyhet, të shkelet, të vritet, të shitet, dhe në fund fare të japi shpirtin e të shkoj me vrap të jap votën!

Ne jemi mësuar me endrra e jo ti prekim ato! Derisa të na udhëheqin këta që kemi, ne po kështu do jemi. Një shprehje e Faik Konicës thotë: Shqiptari duket si i bërë për të qenë lodër e një mashtrimi të përjetshëm, një fatalitet i dhimbshëm rri pezull mbi këtë popull të mjerë! Kombi shqiptar është i pari nga mendja, nga sjellja e nga trimëria. Sikur shqiptarët të ishin jo kombi më i mëndshmi, por thjeshtë një komb i mendshëm, ata do të kishin dalë me kohë nga dita e zezë ku ndodhen….!!

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − two =