Champions League/ Juventus "ngec" në shtëpi, Real surprizon ndaj Legias 3-3 - Arbëria News

Champions League/ Juventus “ngec” në shtëpi, Real surprizon ndaj Legias 3-3

1478123787higu

Lyon arriti të marrë një pikë të rëndësishme ndaj Juventusit në Torino, view pasi sfida e katërt e Grupit H në Ligën e Kampionëve përfundoi në barazim 1-1. Higuain u kujdes të kalonë “zonjën” në epërsi vetëm pas 13 minutash lojë kur ishte i saktë nga penalltia, here por miqtë barazuan në të 85-n me Tolisson.

Kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundimin e fazës së grupeve, Juve gjendet në vendin e dytë më 8 pikë, 4 më shumë se Lyon në vendin e tretë, ndërsa sfidën e ardhsme e luan në transfertë ndaj Sevillës në Spanjë.

Kjo e fundit, mori një fitore të lehtë 4-0 ndaj Dinamos së Zagrebit. Spanjollët që po kalojnë në një formë të mirë tashmë janë në kuotën e 10 pikëve duke u ngjitur të parët në Grupin H.

Kampionët aktual të Real Madrid u ndalën në një barazim 3-3 në Poloni nga Legia e Varshavës. Madrilenët kaluan në epërsi që në minutën e parë me Bale, ndërsa Benzema dyfishoi epërsinë.

Në fund të pjesës së parë, vendasit arritën të ngushtojnë epërsinë me Ofoe, ndërsa në minutën e 58 barazuan në 2-2 me Radovic. Tifozët e Legias shpërthyen në festë kur Moulin përmbysi gjithçka për 3-2, por Kovacic vulosi rezultatin përfundimtar 3-3.

Këtë barazim të Realit e shfrytëzoi më së miri Dortmund që me fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Sportingut siguron edhe një biletë për fazën e 1/16-ve. Goli i Ramos në pjesën e parë i mjaftoi vendasve që në fund të festojnë kualifikimin. I befasishëm ishte vendimi i skuadrës për të pezulluar sulmuesin Aubameyang.

Aventura e Tottenham në Champions ka marrë një kthesë të papritur. Londinezët u mundën në “Ëembley” 1-0 nga Leverkusen, duke rrezikuar kualifikimin për në fazën e ardhshme. Ata tashmë janë në vendin e tretë me 4 pikë, dy më pak se gjermanët që janë të dytët.

Monaco tashmë udhëheq grupin pas fitores 3-0 në shtëpi ndaj CSKA Moskës. Dopieta e Falcaos dhe goli i Germain në pjesën e parë gjunjëzuan miqtë rusë të cilët nuk kishin përgjigje për lojën e mirë të vendasve.

Leicester është e detyruar të presë për të siguruar kualifikimin për 1/16 në Ligën e Kampionëve pasi barazimi 0-0 në transfertë ndaj Copenhagen nuk mjafton. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Porto fitoi 1-0 ndaj Brugge.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eleven − seven =