Chelsea, në shënjestër Nainggolan dhe Rüdiger të Romës

Antonio Conte i ka hedhur sytë nga Roma për merkaton e transferimeve. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, skuadra londineze Chelsea është gati të ofrojë 80 milionë euro për dy prej futbollistëve më të rëndësishëm të verdhekuqve: Radja Nainggolan dhe Rüdiger.

Gjithnjë sipas këtij tabloidi, Nainggolan, i cili verën e kaluar ishte pranë kalimit te “Blutë”, është tej mase i acaruar për faktin që nuk ka mundur të fitojë një titull në Itali, e dëshiron një transferim në Premier League te një skuadër që synon fitimin e Champions League.

Përsa i përket Rüdiger, klubi londinez do të kërkojë blerjen e tij për të kompesuar tentativën e dështuar për të siguruar kartonin e Koulibaly nga Napoli.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen + 14 =