“CityNews.al”, tani “CNA.al”/ Ndryshojmë imazhin por jo përmbajtjen - Arbëria News

“CityNews.al”, tani “CNA.al”/ Ndryshojmë imazhin por jo përmbajtjen

Agjencia e lajmeve, CityNews.al, nga sot vjen me një imazh të ri për lexuesit e saj.

CityNews.al, tashmë do të jetë CNA (CityNews Albania), një shkurtim për të lehtësuar kërkimet dhe për t’ja bërë sa më të lehtë gjetjen lexuesit.

CNA jemi po ne, me të njëjtin ritëm informacioni, që mesatarisht shkon në jo më pakë se 170 informacione në ditë. Gjithçka ndodh në vend, rajon dhe botë, ne e sjellim në kohën më të shpejtë të mundshme, duke ofruar lajme të besueshme që përmbajnë të gjitha të dhënat që kërkojnë lexuesit. Ne përpiqemi të jemi sa më profesionist në punën tonë, ndoshta jo më të mirët, por ne besojmë se, më të mirë se ne nuk ka. Kjo shprehje na ka bërë që të përpiqemi çdo ditë për të arritur ngadalë-ngadalë dhe në mënyrë solide audiencën tonë.

Ne kemi sjellë me dhjetëra denoncime dhe skandale të cilat kanë qenë në qendër të vëmendjes për publikun shqiptar, kujtojmë këtu pasurimin e deputeti socialist Alfred Peza, videon e skandalit CEZ-DIA, vallëzimin e Ilir Metës me Kastriot Ismailajn, manipulimin dhe vjedhjen e votave, që Lulzim Basha bëri për rizgjedhjen e tij në krye të PD-së, dhjetëra dosje në lidhje me tenderat korruptivë të zhvilluara në institucione të ndryshme. Shumë raportime të sjella nga qytetarët, investigime ekskluzive, disa prej tyre në bashkëpunim me të tjerë kolegë.

CityNews, nga sot CNA, një rëndësi të veçantë i ka kushtuar analizës dhe denoncimeve të pazareve politike ku etabilishmenti i treshes Rama-Basha-Meta, pas asnjë përjashtim nga njëri-tjetri, janë komentuar dhe goditur për kulisat e tyre, duke u nxjerrë të vërtetat, sa më shumë të mundshme, përpara shqiptarëve.

Profili ynë ka qenë i fortë politik, nuk kemi pasur asnjë frikë të themi se, kemi qenë hapur dhe në opozitë të fortë me qeverinë, me veglën e dytë të saj, LSI-në, sot në opozitë, por nuk e kemi ia përtuar asnjëherë edhe Lulzim Bashës dhe akteve të tij politike në dëm të demokratëve dhe shoqërisë në përgjithësi.

CNA, ka tashmë një staf të konsoliduar me disa reporterë në terren, gazetarë me eksperiencë, por edhe të rinj ambiciozë që rriten profesionalisht bashkë me ne.

CNA, tashmë me një staf më të plotësuar, do të shtojë informacionet e publikuara, rubrikat si Lifestyle dhe Sport, do të kenë më shumë informacion. Videot denoncuese, ironizuese dhe tallëse për politikën do të jenë risi me peshë në punën tonë. Nuk ka për të munguar kurrë qëndrimi ynë kritik ndaj të gjitha palëve politike në vend. Do të jemi pas asnjë diskutim, një hapësirë në shërbim të çdo qytetari, i cili kërkon të flasë dhe të thotë të vërtetat.

Kur punon edhe gabon, ndoshta nuk jemi perfektë, por imazhi i ri, shtimi i stafit profesional, zgjerimi i rubrikave dhe angazhimi ynë i madh na bëjnë që të shohim se po shkojmë drejt një rruge sa më të përsosur, me sa më pak gabime dhe sa më profesionale.

Në fund duam t’u themi faleminderit të gjithëve ju që na keni lexuar, komentuar, vlerësuar dhe kritikuar. Një falënderimi i madh për ata që na thurin lëvdata, por një vlerësim edhe për ata që na kritikojnë, pa lënë mënjanë ata që na shajnë, të cilët ndoshta i duam më shumë se gjithë të tjerët, sepse ata na tregojnë që vërtet kemi peshë dhe jemi të fortë, vërtet qëndrimet tona vlejnë dhe kthehen në shqetësime, por diku japin edhe zgjidhje.

CNA.al është CityNews Albania, që në një vit shkoi rreth 20 milionë klikime, me një mesatare rritëse të përditshme, të përjavshme dhe të përmuajshme. Kjo na inkurajon jo pak për vlerësimin që vjen nga vetë lexuesit. Tani me imazhin e ri, me një faqe më të lehtë për të gjetur rubrikat dhe atë çfarë kërkohet nga lexuesit, ne po vazhdojmë rrugëtimin tonë gjatë vitit 2018, duke iu uruar të gjithë shqiptarëve kudo në botë, një vit sa më të mbarë, sa më shumë suksese dhe me dëshirën për të pasur sa më shumë lajme pozitive. /CNA.al

https://cna.al/article/citynewsal-tani-cnaal-ndryshojme-imazhin-por-jo-permbajtjen

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty + 8 =