Ç’ndodhi pas mesnate te Juridiku, studentët: Mos prekni me dorë, kush ju urdhëron? - Arbëria News

Ç’ndodhi pas mesnate te Juridiku, studentët: Mos prekni me dorë, kush ju urdhëron?

Situatë e tensionuar pas mesnate në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë, ku studentët ishin të ngujuar brenda sallës.

Policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë naten, duke levizur bankat që kishin bllokuar hyrjen. Por kanë reaguar menjeherë studentët duke kërkuar ndihmë. “Mos i prekni bankat, mos prekni me dorë studentët, mos guxoni të prekni vajzat”- degjohen britma të studentëve të ngujuar.

Studentët kanë kërkuar solidarizim nga moshatarët e tyre në qendresë, deri në plotësimin e kërkesave.

Ndërkohë që ish kryeminisrti Berisha ka publikuar një video të gjithë asaj që ndodhi te Juridiku.

“Rama urdheron terroristë të narkopolicise të veshur me uniforma të policisë private të nderhynë me forcë dhe dhunë pas mesnate kunder studentëve të ngujuar të fakultetit juridik. Krim i shëmtuar”- shkruan ai

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × three =