Copa America/ Kolumbia fiton dhe kualifikohet , SHBA poker me Kosta Rikën - Arbëria News

Copa America/ Kolumbia fiton dhe kualifikohet , SHBA poker me Kosta Rikën

Kolumbia bëhet e pandalshme kur dyshja Bacca-James janë bashkë. Fitorja 2-1 përballë Paraguajit i jep Kolumbisë kualifikimin. SHBA bën ‘poker’ 4-0 ndaj Kosta Rikës

Kolumbia fluturon me dyshen Carlos Bacca-James Rodriguez. Los Cafeteros fituan edhe ndeshjen e dytë në grupin A pasi mposhtën me shifrat 2-1, Paraguain duke u bërë kështu skuadra e parë që siguron kualifikimin për në fazën cerekfinale të Copa America Centenario. Në Rose Boël të Pasadenas, Kolumbia zhvilloi një ndeshje si ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar dy herë që në pjesën e parë për të administruar më pas rezultatin. Ishte një Paraguai plot kurajo ai që zbriti në fushë përballë Los Cafeteros, por skuadra e Pekerman zgjidhi gjithcka shumë shpejtë. Në të 12-tën sulmuesi i Milanit Carlos Bacca shfrytëzoi një harkim nga këndi të James Rodriguez duke gjetur me kokë goditjen fituese për avantazhin e Kolumbisë. Nuk vonoi shumë dhe të besuarit e Pekerman dyfishuan shifrat me yllin e tyre James Rodriguez, i cili shfrytëzoi një kundërsulm të shpejtë. Goli i dytë për mesfushorin e Realit të Madridit në Copa America Centenario me James-in që u rikuperua në kohë rekord nga dëmtimi i pësuar në ndeshjen e parë për të udhëhequr Kolumbinë drejt kualifikimit. Në fundin e pjesës së parë Ospina dhe traversa i hoqën mundësinë e golit Dario Leczanos megjithatë Paraguai u rikthuye në ndeshje me finalizimin e Victor Ayalas në të 71-tën, por dalja me të kuq e Oscar Romeros në minutën e 80-të, vulosi edhe fatin e këtij takimi, me Kolumbinë që në superioritet numerik ruajti avantazhin e një goli për tu ngjitur në kuotën e 6 pikëve dhe për të blinduar edhe vendin e parë në grupin A.

13343109_776334919135096_1087218559226748571_n

Hodhën një hap të rëndësishëm drejt avancimit në fazën tjetër të Kupës së Amerikës edhe Shtetet e Bashkuara që në stadiumin Soldier Field të Chicagos shkatërruan me rezultatin e thellë 4-0, Costa Ricën. Amerikanët e Jurgen Klinsmann gjetën forcën e reagimit pas asaj humbjeje ndaj Kolumbisë, dhe bënë dicka të tillë në mënyrën më të mirë të mundshme. Clint Dempsey nga pika e bardhë e penalltisë hapi serinë e golave pas vetëm 9 minutash, ndërkohë që Jarmein Jones dhe Bobby Wood vulosën fitoren e Shteteve të Bashkuara që në pjesën e parë. Në fund kishte vend edhe për golin e Zusit. Falë këtij suksesi Amerika u ngjit në vendin e dytë të grupit A në kuotën e 3 pikëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 × one =