Emiliano Sala, sulmuesi i pafat i Argjentinës, i cili ra në Kanalin Anglez më 21 janar, ndërkohë që po fluturonte nga Nantes në Cardiff, vdiq si pasojë e “plagëve në kokë dhe në gjoks” dhe pasi trupi i tij u tërhoq nga avioni më 4 shkurt, u identifikua vetëm falë gjurmëve të gishtërinjve.

Këtë gjë e zbuloi autopsia pas një hetimi për vdekjen e tij.

Edhe bashkëshortja e pilotit kërkon trupin e tij. “Ne e dimë se ai ka ikur, por e duam mbrapsht. E dimë që ka vdekur por e duam në shtëpi”, ishte apeli i gruas së tij Nora.