Debate për Projektligjin për Turizmin, të hënën seancë e posaçme - Arbëria News

Debate për Projektligjin për Turizmin, të hënën seancë e posaçme

180192

Pas debateve mes mazhorancës dhe opozitës, sickness Kuvendi vendosi që të shtyjë  projektligjin për turizmin ditën e hënë gjatë një seance të posaçme. Vendimi është marrë me konsensus nga Konferenca e Kryetarëve, pasi deputetët e së djathtës pretenduan se nuk e kanë studiuar projektligjin, e për pasojë nuk mund të kalojë as për votim. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se vendimi në fjalë i jep kohë opozitës që të shprehë mendimet e saj për projektligjin.

Deputetët e mazhorancës i kishin dërguar kreut të Kuvendit një kërkesë për të futur në rendin e ditës të kësaj seance, projektligjin për turizmin. Opozita e ka kundërshtuar miratimin tij, me argumentin se në Komisionin parlamentar të Veprimtarisë Prodhuese është rënë unanimisht dakord nga anëtarët që ky draft të miratohet në shtator, kohë kur nis sesioni i ri parlamentar. Ndërkohe nga ana tjetër mazhoranca pretendoi se është zhvilluar një mbledhje të hënën, ku opozita edhe pse është njoftuar nuk ka marrë pjesë, ku është bërë diskutimi i këtij projektligji.

Opozita foli për një mbledhje “fantazmë”,  për të cilën nuk është njoftuar. “Ky projektligj nuk ka kaluar nen për nen në komisionet parlamentare”, -tha Edi Paloka. “Opozita nuk është përgatitur për diskutim”, u shpreh deputeti tjetër demokrat Edmond Spaho. Një deklaratë që tingëlloi çuditshëm për kreun e grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi, në kushtet kur diskutimet janë bërë në komisione e përgatitja nuk ka arsye të mungonte! Në mes të debateve, kryeparlamentari Ilir Meta ndërpreu seancën për të thirrur në mbledhje Konferencën e Kryetarëve e cila pritet të dalë me një vendim.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fourteen − seven =