Debati mes Bushatit dhe Pollos. PD dhe LSI kërkojnë masë disiplinore për Ministrin e Jashtëm - Arbëria News

Debati mes Bushatit dhe Pollos. PD dhe LSI kërkojnë masë disiplinore për Ministrin e Jashtëm

Pas dabatit që shkoi deri në fyerje personale mes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati  dhe Genc Pollos, deputetët e PD dhe LSI në Komisionin e Integrimit do të kërkojnë masë disiplinore ndaj ministrit Bushati. Nëpërmjet një reagimi  anëtarët e opozitës në Komisionin e Integrimit Europian thonë se janë  të skandalizuar nga sjellja dhe gjuha rrugaçërore e zotit Ditmir Bushati.

Sipas tyre, pas një fjalimi tërësisht të politizuar dhe në mënyrë të pa provokuar, Bushati në mungesë të argumentave dhe si pasojë e dështimit të axhendës integruese, në mbrojtje të vetvetes zgjodhi të ofendojë personalisht kryetarin e komisionit, Genc Pollo dhe vijoi të përgojonte dhe deputetë të tjerë të opozitës .

“Ne, anëtarët e Komisionit për Integrimin Europian, e dënojmë këtë akt jo vetëm si shprehje të sjelljes personale, por edhe institucionale të Ditmir Bushatit. Ky akt është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Ne, anëtarët e Komisionit refuzojmë të pranojmë nga Bushati apo çdo person tjetër i thirrur në dëgjesë, përfshi dhe anëtarët e qeverisë një sjellje të tillë, e cila  nuk do të tolerohet më në Komisionin tonë”, thuhet në deklaratën e firmosur nga deputetët Kejdi Mehmetaj, Aldo Bumçi, Grida Duma, Vangjel Dule, Jorida Tabaku, Viktor Tushaj dhe Genc Pollo.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 − one =