Dekretohet ligji për hapjen e dosjeve, Nishani kundër këmbënguljes së Berishës - Arbëria News

Dekretohet ligji për hapjen e dosjeve, Nishani kundër këmbënguljes së Berishës

­ Kreu i shtetit, more about Bujar Nishani dekretoi dje ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish ­Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, information pills apo ai që njihet ndryshe si ligji për hapjen e dosjeve.

Ky ligj pati kundërshti nga opozita, sidomos nga ish kryeministri Berisha, ndërsa nga ish­ministri Erion Veliaj që e solli në Kuvend, u konsiderua si një sukses i tij i fundit përpara se të linte postin. Ligji i miratuar nga Kuvendi garanton hapjen e dosjeve, por jo lustracionin.

Po dje presidenti Nishani priti në një takim Audrey Glover, shefen e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR­it për zgjedhjet vendore në Shqipëri. Përmes një njoftimi të shkurtër, Presidenca njoftoi se Nishani dhe Glover diskutuan çështje të reformës territoriale si edhe mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësi. Audrey Glover u prit dje edhe nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

8 − 3 =