Denoncim/ Materniteti s’ka inkubator, në janar vdiqën 10 të porsalindur - Arbëria News

Denoncim/ Materniteti s’ka inkubator, në janar vdiqën 10 të porsalindur

Sipas tij në këtë pavion kanë gjetur vdekjen 3 fëmijë në 24 orët e fundit.

“Situatë e rëndë në pavionin e Neonatologjisë te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatorë dhe poste për oksigjenimin e fëmijëve. Janë gjithsej 13 burime oksigjeni për 19 fëmijë neonatë që kanë nevojë e si pasojë e mungesave bëhen lidhje dyshe; 1 inkubator për 2 neonatë”, ka shkruar Spahia në rrjetet sociale..

Postimi i plotë i tij
Situate e rende ne pavionin e Neonatologjise te Materniteti i Ri. Nuk ka inkubatore dhe poste per oksigjenimin e femijeve. Jane gjithsej 13 burime oksigjeni per 19 femije neonate qe kane nevoje e si pasoje e mungesave behen lidhje dyshe; 1 inkubator per 2 neonate.

Per 30 ore si pasoje e ketyre kushteve ka pasur 5 vdekje neonatesh nga keto 3 vdekje ne 24 oreshin e fundit. Per muajin janar jane 10 raste te tilla fatale dmth 1 rast ne dite. Kur situata paraqitet e tille ne Tirane as nuk mund ta imagjinoj cfare ndodh ne rrethe.

Per kete situate qe vazhdon prej 4 -5 muajsh jane vene ne dijeni strukturat drejtuese te Ministrise se Shendetsise. Papergjegjshmeria e atyre qe drejtojne shendetsine vazhdon, me pasoja te renda per jeten e foshnjave dhe nenave.  Nderkohe Edvin Rama tallet me shqiptaret duke i uruar miremengjes nga mega vila e tij ne Surrel./CityNews

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × 1 =