Deputet i listës Basha/ Fahri Balliu ish- bashkëpuntor i regjimit hoxhist - Arbëria News

Deputet i listës Basha/ Fahri Balliu ish- bashkëpuntor i regjimit hoxhist

Në arenën politike shqiptare krahas debatit për kanabizimin e vendit është ngritur një debat edhe mbi gazetarin i cili ka dalë nga radhët e gazetarëve të besuar të Zërit të Popullit, gazetë që ishte zëri i Partisë komuniste Shqiptare, Fahri Balliu.

Sot Fahri Balliu, është një nga njerëzit më të afërt të Bashës, por të dhënat që po publikohen ndaj tij e shënjojnë atë si ish-bashkëpuntor të regjimit hoxhist.

Lajme.al, ka publikuar foton ku ai gjendet krah Ramiz Alisë (njeriut që zëvendësoi në detyrë diktatorin Enver Hoxha, pas vdekjes),në fund të viteve ’80, kohë kur Ramiz Alia ishte President Komunist dhe po vizitonte Pogradecin.

Në kohën kur është realizuar fotoja, Fahri Balliu, djali i të cilit, Klevis Balliu, është deputet i listës Basha, punonte si gazetar “special” në median kryesore të propagandës së PPSH-së.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

nineteen − fifteen =