Deputetja e PD-së: Ligji për arsimin e lartë ka dështuar ! - Arbëria News

Deputetja e PD-së: Ligji për arsimin e lartë ka dështuar !

Albana Vokshi, deputete e PD-së, tha se gjuha e përdorur nga ministrja e Kulturës dhe Kryeministri ndaj artistëve është cinike.

“Duan të nxjerrin nga shtëpia e tyre artistët. Ne do i mbështesim artistët, sepse ata kërkojnë transparencë dhe këtu kanë të drejtë. Teatri Kombëtar është shtëpia e tyre dhe ata duan të dinë se çfarë do të ndodhë nesër me shtëpinë e tyre”, tha Vokshi.

Deputetja e PD-së i bëri thirrje artistëve që t’i drejtohen Komisionit parlamentar që drejton, duke shtuar se do të ketë edhe ndërmarrje të hapave konkrete dhe nismave ligjore në mbështetje të kërkesave të artistëve.

Në vijim Vokshi tha se në Komision është thirrur edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla për të dhënë sqarime se çfarë ka ndodhur me arsimin e lartë, me pagat dhe me aktet nënligjore.

“E dini ju se paratë e studentëve kanë kaluar për paga, në vend që paratë të dilnin nga buxheti i shtetit”, tha Vokshi. Sipas saj, shumë pedagogë nuk kanë pranuar të marrin pagat sepse e kanë kuptuar që ato janë para të studentëve.

Deputetja e PD-së tha se ligji për arsimin e lartë ka dështuar dhe ligji aktual ose duhet të bëhet nga e para ose në pjesën më të madhe të tij.

“Po ushtrojmë ccdo mjet parlamentar dhe institucional për të zbardhur të vërtetat, ministrat po thirren në Kuvend për interpelanca, do të nisim diskutimet me grupet e interesit për ligjin e Arsimit të Lartë, për të bërë amendimet ligjore”, tha Vokshi në “syri.net”.

Sipas saj, pedagogët nuk duhet të kënaqen vetëm me pagën që i kanë kaluar dje, por duhet të vijojnë protestën e tyre, pasi ministrja e Arsimit, ka shkelur ligjin prej dy vitesh.

“Të rinjtë shqiptarë po ikin sepse nuik shikojnë shpresë në këtë vend, nuk kanë mundësi të shkollohen. Ndaj ne duhet të propozojmë dhe të ndërmarrim ato politika që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri”, tha Vokshi.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × two =