Dëshmia e pronarit të lokalit për vdekjen e Olldashit, ja çfarë pa atë natë - Arbëria News

Dëshmia e pronarit të lokalit për vdekjen e Olldashit, ja çfarë pa atë natë

Mes dëshmive për aksidentin tragjik që i mori jetën ish-ministrit të Transporteve, Sokol Olldashit, vjen një dëshmi interesante, për të cilën flet gazetari i BBC-se, Ilir Kadia, në intervisten e dhene sot për gazetën “Panorama”.

Kadia rrefen per biseden qe ka bere me Kiun, pronarin e kafenese afer vendit te aksidentit.

Rrëfimi 

“Koli e njihte Kiun, se unë e kisha çuar disa herë kur inspektonim tunelin e Elbasanit. Sa herë kalonte andej, Koli ndalonte dhe pinte ndonjë kafe.
Kiu më tha: “Erdhi nga tuneli, ma bëri me drita të gjata, por nuk ndaloi kësaj radhe. Unë isha jashtë, sepse binte një shi i zi dhe frynte erë e po merresha me tendën. E ndoqa me shikim makinën që iku, madje e pashë makinën kur doli nga rruga”.
Unë e pyeta: “A shkove menjëherë te vendi i aksidentit?”.

“Jo, më tha Kiu, sepse kur kam shkuar në një rast të ngjashëm, më kanë mbajtur tri ditë në polici, sepse nuk duhet të kisha prekur gjë te vendi i ngjarjes. Kur pashë që ndaluan makinat që kalonin rrugës, atëherë shkova dhe unë te kthesa”.
Unë e pyeta se kush kishte shkuar i pari? Kiu më tha se i pari kishte shkuar Zyber Tarja, banor i zonës.

Sokol Olldashi u nda nga jeta në nëntor të 2013 në një aksident automobilistik.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one × 4 =