Dëshmitari: Pashë grabitjen në Rinas, ja si ndodhi - Arbëria News

Dëshmitari: Pashë grabitjen në Rinas, ja si ndodhi

Ora News siguron një dëshmi ekskluzive të një personi i cili ka qenë vetëm pak metra larg kur persona të armatosur kanë kryer grabitjen e parave në makinë e blinduar që po udhëtonte tek mbikalimi i Kasharit mesditën e 9 shkurtit 2017.  Personi kërkon të mbetet anonim.

“Fillimisht makina e zezë u përplas me makinën e parë që ishte para makinës së blinduar që kishte lekët. Pas makinës së zezë, dosage me bllokazh ndezur ishte dhe një makinë gri”

Makina e blinduar kishte dy shenja plumbi në xham. Grabitësit nuk kanë qëlluar nga përpara por në xhamat anësore. Nuk di si u ka shpëtuar koka atyre shoferëve (Sqarim: Flet per personat qe ndodheshin ne makinen e blinduar)

Pyetje: Sa vetë dolën nga makina?

Ndodhi shumë shpejt. Njëri u drejtua direkt tek shoferi i makinës dhe më duket se dy shkuan prapa ku ndodheshin lekët.

Më pas pashë që u futën brenda makinës dhe ai që ishte ulur prapa shoferit, recipe hapi xhamin nga prapa dhe qëlloi jashtë. Më pas u largua dhe makina tjetër.

Ata ikën në drejtim të Durrësit por më pas nuk pashë nga u drejtuan. Më vonë mësova për dy makina të djegura tek Ura e Tapizës.

Grabitësit ishin mbi 1. 80 te gjatë dhe dukeshin të palestruar mirë. Nuk kanë prekur asnjë gjë nga ata që kanë aty në rrugë.

Grabitet makina që transportonte paratë e bankës: 7-8 thasë me para

Persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur paratë e një banke të nivelit të dytë ë që po transportoheshin me  makinë të blinduar drejt Aeroportit të Rinasit

Grabitja  është raportuar rreth orës 13:55 minuta.  Dy makina të blinduara, njëra shoqëruese dhe tjetra ku mendohet se kanë qenë paratë, po udhëtonte në mbikalimin e Kasharit kur është zënë pritë nga makina e grabitësve.

Nuk ka ende njoftim zyrtar lidhur me grabitjen si dhe nuk dihet as shuma e grabitur por gazetarja e Ora News Keti Banushi informon se janë grabitur 7-8 thasë ka dyshime me valutë.

Makina e zezë është përplasur me makinën shoqëruese dhe më pas grabitësit janë drejtuar nga makina e blinduar ku ndodheshin paratë. Gazetarja e Ora News Keti Banushi informon ka pasur një përleshje të autorëve me forcat e sigurisë, i kanë kërkuar çelësin shoferit i cili nuk ka pranuar ti japë. Autorët e kanë goditur shoferin dhe më pas kanë thyer xhamat.

Grabitja ka ndodhur brenda pak minutash dhe në sy të shumë dëshmitarëve që ndodheshin rastësisht aty madje kanë filmuar dhe momente nga grabitja.

Makina e blinduar ku kanë qenë paratë ka shenja plumbash në xham por dhe goma të shpuara.

Pak minuta më pas tek Ura e Tapizës në Fushë Prezë u gjetën të djegura dy makina që mendohet se është e autorëve.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

20 + eight =