Dështimet në seri të organit të Prokurorisë ndër vite: Çështja Arben Frroku, Gërdeci, 21 janari, dosja Remzi Hoxha etj. - Arbëria News

Dështimet në seri të organit të Prokurorisë ndër vite: Çështja Arben Frroku, Gërdeci, 21 janari, dosja Remzi Hoxha etj.

Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli dje të pafajshëm të akuzuarin për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, nurse Arben Frroku.

Vendimi ishte shumë i diskutuar jo për faktin se u shpall Frroku i pafajshëm, doctor por për mënyrën e dobët të Prokurorisë për të ndërtuar provat dhe vërtetuar akuzën e ngritur.

Por ky nuk është veçse i fundit në radhën e gjatë të proceseve gjyqësore të dështuara për hater të paaftësisë së Prokurorisë.

Procese gjyqësore, check te cilat ligjërisht kanë mbetur pa autore, ndërkohë që në më të shumtën e rasteve procedura ka diktuar dhe përfundimin e tyre.

Për dosje të tilla prokuroria ka kërkuar gjithnjë dënime të ashpra për të akuzuarit, por, në fund ato janë mbyllur me shpallje pafajësie dhe mungesë provash.

Zamira Durda që humbi djalin 7 vjeçar, shpërtheu në lot dhe zuri për disa minuta derën e sallës kur gjyqtari lexoi vendimet për 28 të akuzuarit e tragjedisë së Gërdecit. Në mars të vitit 2012 trupa gjyqësore dha vendime disa herë më të ulëta se ato të kërkuara prej Prokurorisë dhe rrëzoi akuzën për vrasje në bazë të të cilës kërkohej burg përjetë për të akuzuarit kryesorë të tragjedisë që u mori jetën 26 personave.

Pas apelit dhe kryerjes së një pjese të mirë të dënimit në paraburgim drejtori i kompanisë Albademil Mihal Delijorgji u lirua,drejtori i Fabrikës së demontimit Dritan Minxholli e ish drejtori i kompanisë Meico Ylli Pinari përfituan liri me kusht ndërkohë që Sokol Ngjecit, mbikëqyrësit të kompanisë i kanë mbetur vetëm pak muaj vuajtje dënimi. I njëjti skenar do të ishte dhe për vrasjet e protestës së 21 janarit 2011.

Edhe në këtë dosje, dy vite më pare, Prokuroria kërkoi dënime të ashpra por korri sërish pafajësinë e të akuzuarve. Organi i akuzës kërkoi dënimin me 23 vjet burg për ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe  25 vjet burg për gardistin  Agim Llupo. Por në vendimin prej afro 40 faqesh treshja gjykuese arsyetoi se akuza e “vrasjes në rrethana cilësuese” nuk qëndron, pasi nuk provohet fakti se viktimat dhe të pandehurit njiheshin më parë mes tyre, e për këtë arsye të ketë ekzistuar vrasja me dashje.

Edhe në këtë rast prokuroria kishte gabuar sipas gjykatës e cila duke ndjekur këtë logjikë pranoi vrasjet, por rrëzoi prokurorinë rreth natyrës së veprës penale, e cila pretendonte që nga fillimi i hetimeve për vrasje me dashje. Për shkak të procedurave përfundoi dhe odiseja katërvjeçare e procesit gjyqësor për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së biznesmenit Remzi Hoxha.

Në nëntor të vitit 2012 Gjykata për Krimet e Rënda  shpalli fajtor për rrëmbimin dhe vrasjen e shqiptaro-maqedonasit, të pandehurin Ilir Kumbaro, duke e dënuar atë me 15 vjet burg por në mungesë pasi ish shefi i SHIK iu arratis dhe drejtësisë Britanike nga ku pritej të ekstradohej.

Po ashtu fajtorë u shpallën edhe dy të pandehurit e tjerë, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi por përfituan nga amnistia e 100 vjetorit të pavarësisë duke shmangur kështu dënimin me burg. Ka edhe raste te tjera më pak të njohura, kur akuza nuk arrin të provojë pretendimet e saj ne gjykatë, por ne asnjë rast, askush nuk ka mbajtur përgjegjësi për dështimet.

Rasti i Frrokut, që rrezikonte dënimin përjetë dhe sot gjendet i lirë, është më i fundit që e çon peshën e përgjegjësisë ne organin e drejtuar nga Adriatik Llalla. Vizion Plus

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

12 − 11 =