Detaje nga takimi historik Trump dhe Kim në Singapor, çfarë vendosën ata - Arbëria News

Detaje nga takimi historik Trump dhe Kim në Singapor, çfarë vendosën ata

Çarmatim dhe paqe në Kore: Në takimin historik në Singapur presidenti i SHBA-së, Trump dhe kreu i shtetit të Koresë së Veriut Kim ranë dakord për “denuklearizim të plotë” të gadishullit korean.

Kreu i shtetit të Koresë së Veriut Kim dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ranë parimisht dakord gjatë takimit të cilësuar si historik në singapur për një çarmatim “të plotë” bërthamor, por ata nuk kanë përcaktuar një plan konkret kohor. Ky është thelbi i marrëveshjes, që Kim dhe Trump nënshkruan në përfundim të samitit në Singapur në prani të motrës së Kim dhe ministrit të Jashtëm të SHBA-së, Pompeo.

Një plan kohor apo hapa specifikë nuk përmenden në dokumentin e nënshkruar. Në të thuhet vetëm, se ministri i Jashtëm Mike Pompeo “sa më sjhpejt të jetë e mundur” do të nisë bisedimet me palën koreano-veriore, për t’i zbatuar shpejt rezultatet e samitit. Në dokument Kim shpreh “deklarimin e tij të vendosur dhe të palëkundur” për një çarmatim atomik në gadishullin koeran. Trump shpreh gatishmërinë për garancitë për sigurinë.

Të dy vendet duan që t’i vendosin mbi një bazzët të remarrëdhëniet mes tyre. Me këtë ata i përgjigjen dëshirës së dy popujve për “paqe dhe mirëqenie”. Të dy shtetet deri tani nuk kanë marrëdhënie diplomatike mes tyre.

Zgjidhje paqësore “e qendrueshme dhe stabël”

SHBA-ja dhe Koreja e Veriut duan të punojnë “për një zgjidhje paqësore të qendrueshme dhe stabël” në gadishullin korean, theksohet më tej në dokumentin e nënshkruar. Megjithatë nuk është rënë dakord për hapat zyrtarë se si do t’i jepet fund gjendjes së luftës në gadishullin korean. Që nga fundi i luftës së Koresë më 1953 deri më sot nuk është vendosur një marrëveshje paqeje mes palëve, ndër të cilat bën pjesë edhe SHBA-ja.

Trump deklaroi, se do ta ftojë Kim për një bisedë të dytë në Shtëpinë e Bardhë në uahsington. Për udhëheqësin e vendit komunist të izoluar nga bota e jashtme kjo nënkupton një vlerësim të madh ndërkombëtar. Trump shtoi, se “Ne jemi krenar pë rkëtë që ndodhi sot.” Pavarësisht premtimeve disi përgjithësuese në dokument, ai e quajti “marrëveshjen si mjaft të zgjeruar”.

“Bota do të përjetojë kthesën e madhe”

Kim gjithashtu u shpreh i kënaqur me rezultatet gjatë ceremonisë së nënshkrimit. “Ne vendosëm ta lemë pas të shkuarën”, tha ai. “Bota do të përjetojë një kthesë të madhe.”

Takimi në Singapur ishte samiti i parë në historinë e të dy shteteve. Deri para pak muajsh Kim dhe Trump shkëmbenin sharje ndaj njeri-tjetrit, madje deri në kërcënime me armë bërthamore.

Pas nënshkrimit në Singapur Trump tha për Kim, se “mësova, që ai është një burrë i talentuar dhe po ashtu kuptova, që ai e do shumë vendin e tij. Takimi persona,lisht në hotelin luksoz “Capella” n ëishullin Sentosa duhet të shërbejë si një fillim i mirë në raportet deri tani armiqësore.

Pas shtrëngimit të parëtë duarve me Trump Kim tha: “Praktikat e vjetra dhe paragjykimet kanë punuar kundër nesh. Por ne i kemi kapërcyer ato. Dhe tani jemi këtu.” Gjatë shtrëngimit për vetëm 13 sekonda të duarve, që konsiderohet si historik të dy politikanët  dukeshin seriozë dhe të tensionuar, por Trump i rrahu shkurt e miqësisht shpatullat bashkëbiseduesit të tij./pamfleti

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four + sixteen =