Diego Simeone, trajneri me i mire i vitit 2016

Sipas Institutit prestigjoz të Historisë dhe Statistikave të Futbollit, trajneri me i mire i vitit 2016 eshte trajneri i Atletikos se Madridit, Diego Simeone.

Edhe pse gjatë 12 muajve të fundit, trajneri argjentinas nuk ka arritur të fitojë asgjë nën drejtimin e Atletico Madrid, ai ka bërë një punë kolosale me “Los Colchoneros” duke grumbulluar 113 pikë, më shumë se askush tjetër. Vendi i dytë i këtij klasifikimi shkon për kundërshtarin e tij, trajnerin e Realit të Madridit, Zinedine Zidane me 108 pikë.

Pep Guardiola që është edhe një nga trajnerët më të paguar të botës nuk ka arritur të ngjitet më shumë se vendi i katërt falë titullit të fituar me Bayern Munechen, ndërsa dhjetëshja e parë plotësohet me Unai Emery, Luis Enrique, Jurgen Klopp, Maurizio Pochetino, Massimiliano Allegri dhe trajnerin e afrikano jugorëve të Mamelodi Sundoëns, Pitso Mosimane.

Nderkohe, drejtuesi i stolit të Leicester, i cili regjistroi një arritje të pabesueshme duke e shpallur skuadrën kampione të Anglisë por në këtë klasifikim mban vetëm shkallën e fundit të podiumit me 86 pikë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =