Diskriminim/ Harrohen romët në Ditën e tyre Ndërkombëtare - Arbëria News

Diskriminim/ Harrohen romët në Ditën e tyre Ndërkombëtare

Ndryshe nga vitet e mëparshme në Shqipëri dhe nga ky i sivjetshmi në Kosovë, this web nuk është kujtuar askush për Ditën Ndërkombëtare të Romëve, information pills 8 prillin. OJQ-të që “zhdepen” në lekë, visit web euro, dollarë nga ndërkombëtarët për komunitetet apo Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nuk janë kujtuar të për ndonjë veprimtari. Vetëm Avokati i Popullit lëshoi një deklaratë për shtyp në orën 10.00, më 8 prill 2015, ku thuhet, mes të tjerave:

“Në Shqipëri çështja rome është një çështje e të drejtave të njeriut. Legjislacioni u njeh dhe garanton barazinë formale, por realiteti u mohon barazinë thelbësore. Ata mbeten një minoritet në risk dhe në shumicën e tyre pjesëtarët e tij mbeten të përjashtuar socialë. Sistemi ynë social mbetet i paarritshëm për ta, qoftë për ndihmën ekonomike, për strehimin, për trajtimin shëndetësor, etj.

Shumë prej fëmijëve romë e kanë të pamundur të arsimohen. Fëmijët romë shfrytëzohen në aktivitete të paligjshme dhe mbeten viktima të preferuara të trafiqeve të qenieve njerëzore. Një pjesë e mirë e anëtarëve të këtij minoriteti nuk janë të regjistruar në gjendjen civile, duke mbetur kështu fantazma për sistemin ligjor shqiptar. Transferimi dhe regjistrimi i gjendjes civile është gjithashtu një problem i pazgjidhur. Shpërngulja e tyre me forcë mbetet ende një rrezik potencial për ta. Trajtimi i minoriteteve mbetet një tregues i pagabueshëm i nivelit të kulturës demokratike të shoqërisë dhe elitave politike.

Shoqëria jonë do të jetë më e shëndetshme kur të gjithë anëtarët e saj pavarësisht përkatësisë të kenë mundësinë të kontribuojnë dhe realizojnë potencialet e tyre.

Thuhet se shoqëritë vlerësohen nga mënyra se si ato i trajtojnë minoritetet e tyre dhe anëtarët më vulnerabël. Prandaj të gjithë së bashku si qytetarë dhe si pjesë e institucioneve që përfaqësojmë duhet të angazhohemi më fort në këtë sfidë”.

Info

Dita Ndërkombëtare e Romëve (International Roma (Gypsy) Day), e cila festohet çdo vit më 8 prill nga përfaqësues të këtij kombi në mbarë botën, është themeluar në Kongresin e parë Botëror Rom të mbajtur në Londër më 8 prill 1971 dhe që mblodhi së bashku përfaqësues nga 30 vende. Si rezultat, u miratuan simbolet kombëtare: flamuri dhe himni, gjë që u mundësoi romëv të botës të vetëdeklarohen komb i njësuar i lirë. Sot, numri i popullsisë rome është rreth 10.8 milionë veta. Gjeografia e shpërndarjes së romëve përfshin vende të dy hemisferave veriore dhe jugore: Shqipërinë, Rumaninë, Moldavinë, Kroacinë, Argjentinën, Bjellorusinë, Kanadanë, Brazilin, Rusinë dhe vendet e tjera.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × one =