Doli nga shtypi libri ‘’LUMI I KËNGËVE MYZEQARE” - Arbëria News

Doli nga shtypi libri ‘’LUMI I KËNGËVE MYZEQARE”

Nga :Andy Apolloni, New York

Para disa kohësh doli nga shtypi libri “Lumi i këngëve Muzeqare”, i autorit Themi Tushe, shtypur nga botimet “Kumi” në Tiranë. Në këtë libër kanë zënë vend  rreth njëqind e dyzetë këngë popullore të zgjedhura, që janë kënduar në krahinën e Myzeqesë. E gjithë kjo pasuri e madhe folklorike  e këtij populli të mbrekullueshëm, të kulturuar dhe me shpirt artisti, jetonte tek ai e pa shkruar. Ajo trashëgohej gojë më gojë te njerzit nëpër vite, dekada e shekuj, nga njeri brez te tjetri sipas zakoneve dhe traditave që ka kjo zonë. Si pasojë  e lënies në harresë dhe e neglizhencës  së  pajustifikueshme për mbledhjen, botimin dhe ruajtjen e tyre, shumë këngë të bukura myzeqare tashmë janë zhdukur përgjithmonë, ndërsa  tek një pjesë tjetër e tyre mungojnë vargje dhe strofa të tëra. Fal pasionit dhe punës krijuese  përmbi dy dekada të këtij autori, që i mblodhi me kujdes  të veçant këto këngë, por edhe një pjesë infomacioni të humbur rreth tyre, që ruhej në kujtesën e disa  qytetarëve myzeqar të moshuar, tashmë disa  nga këto perla të kësaj treve, do ti kemi në një formë më të plot.

Qysh në fillim të parathënies së librit, lexuesit të nderuar i jepet mundësia  që të njihet më nga afër, jo vetëm me bukuritë e rralla natyrore të fushës së Myzeqesë, pasuritë dhe begatitë e saj të mëdha, por dhe me vlerat kolosale kulturore dhe historike që ajo ka patur që nga kohët e Lashtësisë, Mesjetës dhe deri në ditët e sotme.

Duke i pritur me interesim të veçant vepra të tilla,  që  po e pasurojnë gjithmonë e më shumë artin,  kulturën dhe historinë tonë kombtare, le të udhëtojmë e dëfrejmë pa humbur kohë nëpër këtë kopësht të rrall bukurishë, duke mësuar sadopak edhe rreth kulturës dhe historisë së ndritur të Myzeqesë, ashtu siç e përshkruan edhe vet autori në parathënien e tij, si birë i kësaj krahine kaq shumë të dëgjuar.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

13 + 19 =