Dominimi i Devollëve sjell Dhomën Ekonomike Amerikane buzë greminës - Arbëria News

Dominimi i Devollëve sjell Dhomën Ekonomike Amerikane buzë greminës

Kapja e Dhomës Amerikane nga Korporata Devolli ka bërë që shumë biznese, healing anëtare të kësaj organizate, price të ikin nga aty. Por drejtori i kësaj dhome, Arian Zeka e mohon një gjë të tillë.

Dhoma Amerikane e Kosovës nuk po i përjeton ditët më të mira, që kur në Bordin e saj, prej 11 anëtarëve, 3 janë nga korporata Devolli. Kjo kapje e  Dhomës Amerikane nga korporata që i shet kosovarëve miell të prodhuar nga gruri i blerë në rezervat e Serbisë e që është i dedikuar për kafshë, ka bërë që shumë biznese, pjesë e kësaj organizate, të ikin nga aty.

Më saktësisht kjo ikje, siç merr vesh Gazeta Express është duke ndodhur qysh prej kohës kur anëtarët e Devollit, Jerry Rexha, Valon Vasha e Ernesta Zhubi (Pronce Caffe House – pjesë e Devollit) e kanë kapur këtë Bord, duke e siguruar edhe mbështetjen e Kryetarit të Dhomës, Arian Zeka, në kohën kur Margarita Kadriu dhe Devollët shtyheshin se kush do të marrë më shumë terminale doganore.

Madje një nga anëtarët e këtij Bordi nga Devollët, Jerry Rexha, është duke shkelur ligjin pasi është aty për tre mandate rresht e statuti i kësaj organizate thotë se një anëtar i bordit mund të jetë aty vetëm dy mandate rresht.

Gazeta Express mëson se Dhomës Amerikane të Kosovës është duke u përballur edhe me rrezikun që t’i merret licenca nga zyra qendrore e Dhomës Amerikane për të funksionuar si degë në Kosovë.

Por për kryetarin e Dhomës Amerikane, Arian Zeka, krejt këto informacione nuk janë fare problematike. Madje, sipas tij, “Oda Ekonomike Amerikane ka shënuar rritje të vazhdueshme nga viti në vit, më konkretisht nga 94 anëtarë në vitin 2011, në rreth 190 në vitin 2014”.

“Me kënaqësi e them që në vitin 2013 DhomaAmerikane është njohur si Dhoma Amerikane me rritjen më të madhe në mesin e 43 Odave Amerikane në tërë Evropën, që është një sukses i madh për një organizatë që ka shënuar vetëm dhjetë vjetorin e ekzistimit në vendin tonë dhe për një shtet të vogël siç është ky i yni.Dhoma Ekonomike Amerikane në aktin e saj më të lartë e ka të ndaluar që të ndërmarrë aktivitete lobuese që përfaqësojnë interesat e një kompanie të vetme”, ka thënë Zeka për Express.

Sipas Zekës, Bordi i Odës Amerikane përbëhet prej 11 anëtareve “të cilët përfaqësojnë kompani të ndryshme që janë edhe entitete të veçanta ligjore e të cilët kujdesen që Dhoma Ekonomike Amerikane të jetë në interes të të gjitha kompanive të saja anëtare”.

“Të gjitha dokumentet pozicionuese dhe politikat e tjera për të cilat Dhoma Amerikane merr qëndrim e të cilat janë të qasshme në ueb faqen tonë reflektojnë nevojat e të gjitha kompanive anëtare dhe të sektorit privat në përgjithësi në vendin tonë”, ka thënë Zeka.

Gjithashtu, Zeka thotë se në Bordin e Dhomës  Amerikane është edhe përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane në Kosovë, por nuk e ka përcaktuar se kush është dhe cili është roli i tij.

“Poashtu, ne jemi krenar që në Bordin e Guvernatorëve kemi edhe përfaqësuesin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili jep kontribut të vlefshëm në punën e Bordit edhe pse nuk ka të drejtë vote. Krejt në fund, nuk kemi pranuar asnjë informatë as zyrtare dhe as jozyrtare se ky përfaqësues planifikon të tërhiqet nga Bordi i Guvernatorëve”, përfundon Zeka. / Express

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

2 × two =