Donadoni: "Conte ka përsëritur fjalimet e mia. Mungon një projekt" - Arbëria News

Donadoni: “Conte ka përsëritur fjalimet e mia. Mungon një projekt”

Pas eleminimit të Italisë nga EURO 2016 flet ish-trajneri i Italisë Roberto Donadoni

GettyImages-520476092

Nuk më surprizon entuziasmi. Kombëtarja ime vinte nga një moment tjetër. Ajo është histori dhe është e kot të bëhen diskutime të kota. Gjynah që Italia doli prapë me penallti , sic më ndodhi dhe mua. Pak gjakftohtësi më shumë duhej nga ana e lojtarëve dhe pse Gjermania ka bërë më shumë. Ama treguam karakter, me shpirt në kohezion por në fushë e meritonim më shumë. Sigurisht si tifoz , do të doja të shkonte gjithcka ndryshe. Problemi është të kuptojmë që duhet të bëhet dicka konkrete për kombëtaren.”

Trajneri i pambështetur:Pikërisht kjo më shqetëson. Një fjalim i tillë është bërë dhe nga unë tani nga Conte. Nuk janë gjithë mundësistë për të rregulluar gjërat. Gjendemi gjithnjë duke përsëritur veten”

Ventura- “Kur nuk ke instrumentët e duhur , mund të bësh shumë pak. Do të gjendesh gjithnjë në të njëjtën situatë. Do të mbetesh i lidhur tek rezultatet dhe jo tek programimi i së ardhmes.”

Jo kombëtares:Duke logjikuar vetëm në termat ekonomik , mund të thosha po por nuk jam i tillë. Nuk e ndjeja. Nuk dua ‘hakmarrje’ por dua të zgjohem në mëngjes , duke ditur se kam bërë gjënë e duhur. Kam një detyrim me një shoqëri të rëndësishme si Bologna dhe dua të vazhdoj atje”

Projekti: Të jemi koshient se lojtarët e fortë synojnë Anglinë. Por duhet thënë që Gjermania është drejt zhvillimit dhe lojtarët mendojnë për Bundesligën fal asaj që ka bërë kombëtarja gjermane.Boll më me llafe për të rinjtë dhe kur nuk bëhet asgjë. Presidentët mendojnë se janë ata lojtarët. Sektori i të rinjve interesohet pak dhe shpresh shërben për të bërë para”

Anglia: “Shpjegimet janë të vështira për tu bërë. Propozojnë lojë të fortë në kampionat por në kombëtare jo.”

Vlerat kombëtare : “Të gjithë ulen dhe lexojnë vlerat e rritura të lojtarëve fal kombëtares. Por kur Italia nuk luan është e nevojshme të programohen gjërat që nuk ndodhin. Ky është limiti ynë. Ecim përpara me traditë por sot nuk është menidimi i duhur për të logjikuar”

/Lefter Çipa

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − 9 =