Dosja CEZ-DIA/ "BIRN" sulmon sërish nga "Zëri i Amerikës" - Arbëria News

Dosja CEZ-DIA/ “BIRN” sulmon sërish nga “Zëri i Amerikës”

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”74006″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]

Ndërkohë që nëpërmjet një letre të ofruar për publikim nga mediat studioja ligjore “Clifford Chance”, pilule midis të tjerave u bënte të ditur autoriteteve shqiptare  mbylljen e arbitrazhit me DIA-n, healing duke theksuar se nga ana e saj nuk disponohej asnjë e dhënë që e lidh kryeparlamentarin Ili Meta me veprimet korruptive të DIA-s, rrjeti i gazetarisë investigative në Ballkan BIRN ka këmbëngulur se i qëndron shkrimit që ka publikuar dhe që e lidhte ish-kryeministrin e përmendur në dokument, me emrin e kryeparlamentari në detyrë Ilir Meta.

E kontaktuar nga Zëri i Amerikës, agjencia BIRN, e cila ka shkruar dhe dy artikuj të tjetër për cështjen CEZ-DIA thotë ndër të tjera se:

“BIRN Albania i qëndron shkrimeve të saj të mëparshme mbi çështjen CEZ-DIA. Shkrimet e BIRN janë bazuar në dokumente të shumta gjyqësore të dorëzuara në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë nga firma ligjore Clifford Chance, dokumente të Prokurorisë Shqiptare si dhe në burime njerëzore të personave kyç. Shkrimet e saj kanë respektuar standardet më të larta të gazetarisë, përfshirë dhe të drejtën e përgjigjes nga ana e zotit Meta përpara publikimit të tyre”.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

15 + 6 =