Drejtori i doganave të Kosovës e konsideron Gjermaninë të korruptuar (Dokumente) - Arbëria News

Drejtori i doganave të Kosovës e konsideron Gjermaninë të korruptuar (Dokumente)

Për Drejtorin e Doganave të Kosovës, information pills Lulzim Rafunën, visit web Gjermania është e korruptuar. Ai nuk u beson shkresave zyrtare të autoriteteve të këtij vendi. Nuk i thyen vendimet e tij, look pavarësisht dokumenteve valide.

Rast konkret është ai i kompanisë Beli Euro Fol e cila ka dërguar dokumentacion nga autoritetet zyrtare gjermane që merren me tarifa ku vërtetohet se malli i dërguar nga kjo kompani në Kosovë është ai që deklarohet. Pra, janë mbeturina indistriale që përdoren për riciklim.

Rafunës nuk i intereson kjo. Ai, e ka dënuar kompaninë ferizajase me 105 mijë euro me arsyetimin se ajo ka shënuar diçka tjetër e ka importuar në Kosovë diçka krejt tjetër. Por, vendimin e Rafunës e rrëzon komplet shkresa e autoritetit gjerman që e vërteton se kompania ka sjellur në Kosovë atë që e ka deklaruar.

Edhe shteti gjerman e ka marr shumë seriozisht këtë çështje.

Këtë kompani, pronë e biznesmenit kosovar Gazmend Mustafa, e cila ka mbi 50 punëtorë në selinë e saj në Siegen të Gjermanisë do ta vizitojë edhe vetë ministri i jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier së bashku me 10 deputetë të Bundestagut Gjerman që merren me këtë çështje.

“Delegacioni i lartë gjerman do të vizitojë këto ditë kompaninë për të diskutuar gjerësisht në lidhje me problemet që kanë dalë me Doganën e Kosovës”, tha për Gazetën Fjala, biznesmeni Musfata.

Ndërkohë, Lulzim Rafuna, tash edhe me bekimin e shefit të tij, Avdullah Hoti, vazhdojnë t’ia mbajnë të bllokuar edhe importin, edhe eksportin kësaj kompanie, duke mos njohur shkresat e autoriteteve gjermane.

Në bazë të hierarkisë, Rafuna do të duhej t’i jepte përgjegjësi ministrit të finnacave. E në Kosovë po ndodhë e kundërta.

“Ministri Hoti, pas ankesës së kompanisë Beli Euro Fol ka formuar një komision për të hetuar rastin. Komisioni vetëm e ka përforcuar vendimin e Rafunës”, thanë burime të Gazetës Fjala të afërta me Qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, Hoti nuk mund të veprojë asgjë kundër vendimeve të drejtorit të doganave.

“Sa herë tentohet të veprohet ndryshe, menjëherë vijnë telefonata nga Dragodani”, tha burimi i Gazetës Fjala, duke iu referuar ambasadave të fuqishme në Kosovë. “Rafuna sa herë i ka punët pisk thirret në ta”, tha burimi i gazetës.

Kjo kompani ka dërguar lëndën edhe në gjyq, por Rafuna nuk e ka pritur vendimin. Ai, vazhdon ta mbajë të bllokuar kompaninë, përkundër kërkesës së tyre që t’u lejohet të punojnë dhe t’i lihet në dorë kjo punë autoriteteve të drejtësisë. /GazetaFjala.com

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 × three =