"Dritan Dajti",Gjonaj-Lleshaj: Rast shokues, i paprecedent/ Vendimi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm - Arbëria News

“Dritan Dajti”,Gjonaj-Lleshaj: Rast shokues, i paprecedent/ Vendimi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe ai i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë reaguar ashpër  pas vendimit të gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, që shpëtoi nga burgu i përjetshëm, pasi i pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burg.

Një rast shokues, i paprecedent. Vendimi për të pranuar gjykimin e shkurtuar dhe uljen e dënimit me 25 vite për një të pandehur që akuzohet për vrasjen e katër policëve, tregon qartë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive dhe në kundërshtim me kodin penal. Prej 48 orëve kemi punuar për të adresuar një skandal të papranueshëm, të përmasave të pa tolerueshme, që dhanë vendimin në kundërshtim me ligjin. Ky është një lajm i shëmtuar nga segmente të drejtësisë, ku ende nuk ka arritur vettingu. Nuk pajtohemi me rastin, gjyqtarët meritojnë vetëm përbuzje. Vendimi rrezikon që të krijojë një precedent të rrezikshëm.

Qeveria nuk synon vendosjen e kontrollit mbi drejtësinë, por në raste të tilla papërgjegjshmërie nuk mund të rrijë pa reaguar në të gjitha format ligjore. Kjo drejtësi në reformim e sipër, na vendos të gjithëve në një pozitë të vështirë. Vetëm përfundimi i zbatimit të reformës në drejtësi dhe pastrimi nga ata që ulën dënimin për vrasësin e katër policëve është rruga për të ndaluar këto vendime të paligjshme. Ministria e Drejtësisë do i drejtohet KLGJ-së për procedimin disiplinor të gjyqtarëve për këtë rast të paprecedent. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe ONM-ja jo vetëm te pasuria, por të fokusohen në elementë të tillë, ku cdo gjyqtar dhe prokuror me vendimet e tyre kanë mundësuar që grupet kriminale ti shpëtojë forcës së ligjit. Mbështes prokurorinë në ankimimin në gjykatën e Lartë që parregullsitë në apel të rivendosen në vend” tha Gjonaj.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

fifteen + seventeen =