"Duam paret tona"! Punëtorët e bypass Fier-Vlorë, dy vite pa marrë rrogat - Arbëria News

“Duam paret tona”! Punëtorët e bypass Fier-Vlorë, dy vite pa marrë rrogat

Nën moton “Duam paret tona”, janë duke protestuar punëtorët e kompaninë nënkontraktore të bypass-it Fier-Vlorë të cilët nuk kanë marrë pagat. Ata kërkojnë të marrin pagat dhe qeveria si dhe ministri Gjiknuri duhet të marrin masa të menjëhershme.

Punëtorët e 48 firmave nënkontraktore dhe furnitore që ndërtuan një pjesë të bypass-it të Fierit kanë dalë disa herë ne protesta. Janë 600 punonjës të bypass-it të Fierit dhe 350 të bypass-it të Vlorës që nuk kanë marrë pagat prej afro dy vjetësh.

Në gusht të 2017, qeveria njoftoi prishjen e kontrates me kompaninë italiane “Serenissima” për mospërmbushje të detyrimeve dhe rinisën procedurat e tenderimit. Kjo kompani jo vetëm që la pa përfunduar gjysmën e rrugës, por la edhe një mal me borxhe tek nënkontraktorët.

Autor: Agron Llupi

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

three × 2 =