A duhet t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë?

Për një kohë të gjatë, njerëzit kishin nevojë për dhëmbët e pjekurisë për të ngrënë normal.

Dhëmbët e pjekurisë dalin mes moshës 12 dhe 25 vjeçare, dhe gjatë kësaj periudhe disa doktorë këshillojnë heqjen e tyre. Por a është e nevojshme?

Gazeta Express analizoi mendime të ndryshme rreth kësaj çështjeje. Ja çfarë duhet të dini në mënyrë që ta merrni vendimin e duhur.

Kur nuk keni nevojë t’i hiqni dhëmbët e pjekurisë:

–         Nëse janë të shëndetshëm (nëse nuk kanë karies, njollë të zezë përreth tyre)

–         Nëse kanë dalë plotësisht

–         Nëse kanë dalë mirë pa i penguar dhëmbët e tjerë dhe funksionimin normal të përtypjes

–         Nëse është e lehtë t’i pastroni

Kur duhet t’i hiqni:

–         Kur janë të fshehur në nofull dhe nuk mund të dalin jashtë

–         Kur nuk kanë dalë plotësisht dhe është e vështirë që të pastrohen, pasi mund të prishin dhëmbin afër

–         Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për një dhëmbë, pasi dhëmbi që është duke dalë rrezikon prishjen e dhëmbit afër

–         Nëse ndjeni dhimbje të mëdha në zonën e dhëmbit të pjekurisë

–         Nëse ka infeksion në dhëmbin e pjekurisë

–         Nëse është formuar ndonjë tumor

–         Nëse ka inflamacion

–         Nëse ka dalë shtrembër, pasi mund të thyej dhëmbin afër

Nuk është keq t’i lini dhëmbët e pjekurisë nëse vizitoni rregullisht dentistin. Nëse vëreni ndonjë problem dhe nëse ju rekomandon dentisti për ta hequr, hiqeni.

Doktorët rekomandojnë që ta bëni këtë sa më parë sepse pasi t’i mbushni 25, të gjithë eshtrat dhe indet e eshtrave formohen plotësisht, kështu që heqja e tyre është shumë më e vështirë.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five × four =