Duma: “22-vjeçari shkoi drejt vdekjes për 3 gramë hashash, ndërsa eskobari Klement Balili bredh i lirë”

Partia Demokratike ka reaguar për rastin e 22-vjeçarit Estref Halili, and i cili i dha fund jetës duke u vetëvarur në burgun e Rrogozhinës. Në një deklaratë për mediat, visit web Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, viagra 40mg Grida Duma, tha se Qeveria e drejtuar nga Rama “çon drejt vdekjes 22-vjeçarin e arrestuar për 3 gramë hashash”, ndërsa Klement Balili është ende i lirë.

Duma tha se këto raste tregojnë për dy standardet e Qeverisë; e cila sipas saj “qëndron në krah të bandave e trafikantëve, dhe shtyp pa mëshirë të vobektit”.

“Me Edi Ramën, Klement Balili që e kërkon gjysma e policive të Europës, e cilësohet nga CNN si, Eskobari i Ballkanit, trafikanti më i madh i drogës në rajon, gëzon mbrojtje, liri, pushtet, madje dhe zyrë të lartë drejtuese në shtet, dhe asgjë nuk e gjen atë, edhe pse duhej arrestuar prej majit të vitit 2016.

Me Edi Ramën, një i ri 22 vjecar, Estref Halili, i arrestuar nga policia sipas familjarëve të tij me 3 gram hashash, trajtohet pa mëshirë, dhe shtyhet drejt vetvrasjes në qeli.
Këto janë dy standardet e Edi Ramës.

Në shërbim të trafikantëve, të krimit të organizuar, të bandave që kontrollojnë drogën në rajon, dhe i dhunshëm me të pamundurin, me të vobektin që është kapur me 3 gram hashash.
Kjo është padrejtësia që ka mbjellë ai, në këtë vend, që po trondit sot shoqërinë, që po vret shpresën.
Ne e dimë se frymëzuesi e kësaj klime është Edi Rama, por ata që kanë direkt dorë në vdekjen e 22 vjecarit, duhet të dalin para drejtësisë.

Partia Demokratike i bën thirrje prokurorisë të hetojë me urgjencë dhe seriozitet të gjithë procedurat që janë ndjekur nga policia dhe autoritetet e burgjeve në rastin e 22 vjecarit Estref Halili. Të hetojë e të nxjerrë para ligjit përgjegjësit”, tha Grida Duma.

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

3 − two =