Një 58-vjeçare nga fshati Zagore e Malësisë së Madhe, e bllokuar nga dëbora, është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodër me helikopter për shkak të komplikacioneve me shëndetin.

 Behije Vucaj kishte një emergjencë shëndetësore dhe në pamundësi për t’u transportuar me makinë është dashur transportimi përmes ajrit. Kështu një helikopter ka mbërritur në fshatin Zagore duke bërë të mundur transportimi e saj drejt spitalit rajonal të Shkodrës.  Burimet spitalore bëjnë me dije se 58-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Rezultate imazhesh për E bllokuar në borë, gruaja e sëmurë niset me helikopter në spital
Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe ministrja e Mbrojtjes, ku theksoi përmes një postimi në ‘Facebook’ se një helikopter Cougar i Forcës Ajrore ka bërë të mundur transportimin.

“Një helikopter Cougar i Forcës Ajrore me në bord personel mjekësor të Spitalit Ushtarak, ka transportuar një 58-vjeçare të sëmurë nga fshati Vuç-Kurtaj i Malësisë së Madhe për në spitalin e Shkodrës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që një 25-vjeçare nga Peshkopia e bërë nënë dje, po trasportohet po nga djemtë tanë të Farkës për në Tiranë.
Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!👏🏻🇦🇱”, shkruan Xhaçka.