E fejuan padëshirë me 41 vjeçarin, e mitura u abuzua seksualisht - Arbëria News

E fejuan padëshirë me 41 vjeçarin, e mitura u abuzua seksualisht

31ab198e126799d67849207ecdc2e727_L

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka detyruar një 15-vjeçare që të jetojë më të, medical duke kryer dhe marrëdhënie seksuale.

Martin Haxhija nga Durrësi, ishte shpallur në kërkim më 5 prill nga policia e Lezhës, në veprën penale të marrëdhënieve seksuale me të mitur dhe shtrëngim për të bashkëjetuar.

Duke ushtruar dhunë psikologjike, ai ka detyruar G. GJ, 15 vjeçe të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Burimet policore në Durrës bënë me dije se, Martin Haxhija 41 vjec me origjinë nga Lezha është arrestuar nga policisa e Lezhës pas denoncimit të vajzës minorene më 5 prill. Policia bëri me dije se Specialistët e Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bënë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim, Martin Haxhija 41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 05.04.2016, është shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Qarkut Lezhë, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksulae me të mitur” dhe “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” të parashikuara në nenet 100 dhe 130 të Kodit Penal. Haxhija, më anë të dhunës psikologjike ka detyruar shtetasen G.Gj. 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer me këtë shtetase marrëdhënie seksuale. Për veprime të mëtejshme iu dorëzua Efektivave të Komisariatit të Policisë Lezhë. Denoncimi Denoncimi ka shkaktuar jo pak shok tek oficeret e policisë së Lezhës, në 5 Prill, 10 ditë më parë. Burime nga policia e Lezhës bënë me dije se, 41­vjecari Martin Haxhija është denoncuar në polici nga 15 vjecarja. Në denoncim minorenia i kërkoi policisë mbrojtje. “Më fejuan pa dëshirën time. Martini erdhi në shtëpi e më kërkoi dorën për nuse. Prindërit ishin dakord, unë nuk e doja. U thashë që? ‘Nuk e dua’. Pasi më fejuan më mori në shtëpi e më ka mbajtur një jave me njerëzit e familjes së tij. Kreu marrëdhënie seksuale me mua. Unë nuk doja. Më pas i thashë që nuk të dua, por më tha se të vras e nuk të lëshoj nga duart. Më merrte në telefon e më thoshte, do të vras. Unë kam frikë se mos më con prostitutë jashtë vendit! Më ndihmoni se kam frikë prej tij” ka thënë 15­ vjecarja në policinë e Lezhës.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

sixteen + one =