A e hani shpejt ushqimin? Nuk e keni idenë si ndikon në shëndet - Arbëria News

A e hani shpejt ushqimin? Nuk e keni idenë si ndikon në shëndet

Studimet e shkencëtarëve japonezë kanë zbuluar se njerëzit të cilët hanë ngadalë janë më pak të prirë të shtojnë peshë apo të zhvillojnë sindromën metabolike.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se vetëm 2.3 për qind e atyre që hanë ngadalë kanë zhvilluar sindromë metabolike, krahasuar me 6.5 për qind të atyre që hanë me shpejtësi mesatare dhe me 11.6 për qind të atyre që hanë shpejt.

Kjo do të thotë se ata të cilët hanë shpejt janë pesëfish më të prirë të zhvillojnë sëmundje të cilat e rrisin rrezikun për sulm të zemrës, diabet, sulm të trurit, obezitet, shtypjes së lartë të gjakut, etj.

Po këta persona, gjithashtu janë trefish më të prirë të shtojnë peshë trupore.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

17 + 14 =