E pabesueshme! I zë rrugën Beqajt: “Bleva 116 mijë lekë citostatikë pa pullë”. Ministri: “Nuk kam ç’të bëj” - Arbëria News

E pabesueshme! I zë rrugën Beqajt: “Bleva 116 mijë lekë citostatikë pa pullë”. Ministri: “Nuk kam ç’të bëj”

Onkologjik-beqaj

Shërbimi i onkologjisë si duket nuk është vetëm makthi i pacientëve, check por edhe i drejtuesve të shëndetësisë. Ndoshta kjo është arsyeja që asnjë media nuk u lajmërua sot për ardhjen e Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në QSUT, në këtë shërbim. Ndërsa vetë personeli mjekësor ishte lajmëruar dje pasdite.

Një gatishmëri e jashtëzakonshme e mjekëve, infermierëve, drejtuesve të shërbimit, sanitareve e koordinatorëve që në orët e para të mëngjesit. Orari i saktë nuk dihej.

Pas disa orëve pritje, ministri vjen bashkë me deputeten Klodiana Spahiu. Ndërsa ajo që binte në sy ishte mungesa e drejtoreshës së QSUT-së, Ogerta Manastirliu.

Pavarësisht përpjekjeve për të mos rënë në sy as të medieve e as të pacientëve, këta të fundit nuk e kursyen ministrin Beqaj.

Një prej familjarëve i zuri rrugën dhe i tregoi një qese me ilaçe që i kishte blerë në farmacitë përreth. Citostatikë të blerë jashtë spitalit, pa pullë.

I zënë ngushtë, ministri i merr numrin e telefonit dhe i premton që do ta telefonojë në darkë, por nuk interesohet as për emrin e citostatikëve, as për farmacinë që i tregton. Duket se kreu i shëndetësisë është i vetëdijshëm për dështimin në garantimin e barnave të sigurt, cilësorë dhe efikas.

Aktiviteti vazhdoi qetësisht, pa praninë e kamerave dhe me një kujdes maksimal për shmangien e situatave të ngjashme

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twelve + 15 =