E pabesueshme: Spanja pushon nga puna trajnerin Lopetegui - Arbëria News

E pabesueshme: Spanja pushon nga puna trajnerin Lopetegui

E padëgjuar ajo që ka ndodhur me Spanjën, e cila ka pushuar nga puna trajnerin Julien Lopetegui dy ditë para ndeshjes së tyre të parë në kampionatin botëror. Federata spanjolle e futbollit ka larguar trajnerin, duke mos e toleruar faktin se ishte zyrtarizuar si trajner i Real Madrid për sezonin e ardhshëm. Lopetegui kishte një kontratë deri në vitin 2020, por ajo çfarë ka tërbuar Presidentin Rubiales fakti se ka ndërmarrë një impenjim të ri pa përfunduar kampionatin botëror me Spanjën. Madje, ende pa e filluar atë. Rubiales thotë se nuk ndjehet i tradhëtuar dhe e falenderon Lopeteguin për punën që ka bërë me Spanjën në këto dy vite, por shton se duhet t’i japë një sinjal të gjithë atyre që punojnë në federatën spanjolle të futbollit. Pra, ka mënyra se si duhet vepruar dhe duhen respektuar. Në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet trajneri i ri, pozicion për të cilin është favorit ai që deri tani ishte asistenti i Lopetegui, Fernando Hierro.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

16 − two =