E rrëmbyer që në maternitet, 19-vjeçarja kërkon që “mamaja” të falet - Arbëria News

E rrëmbyer që në maternitet, 19-vjeçarja kërkon që “mamaja” të falet

Kamiyah Mobley ishte një bebe e porsalindur kur u rrëmbye në spitalin e Jacksonville të Floridas në vitin 1998. Një vit më parë ajo u gjet e gjallë nga policia e Karolinës së Jugut, ndërsa 51-vjeçarja Gloria Williams, gruaja që besohet se u hoq si infermiere duke rrëmbyer foshnjën, pritet të gjykohet

 Kamiyah kishte vetëm 8 orë që kishte ardhur në jetë, kur një grua që u hoq si infermiere e mori ate nga krahët e së emës Shanara, me pretendimin se vogëlushja kishte temperaturë e duhej të kontrollohej. Që atëherë Shanara nuk e pa më kurrë të bijën, por nuk hoqi dorë nga përpjekjet për ta gjetur atë.

Por një vit më pas, ndërsa pritet që personi që e rrëmbeu dhe e rriti të dalë para gjyqit, 19-vjeçarja Kamiyah kërkon që ndaj 51-vjeçares Gloria Williams të jepet një dënim i lehtë.

Ajo ka treguar gjithashtu se me kalimin e viteve asnjëherë nuk ka pasur dyshime nëse personi që po e rriste si vajzën e saj të mos ishte mamaja biologjike, apo personi që mund ta kishte rrëmbyer.

Mobley, identiteti i së cilës u konfirmua nga testet e ADN-së mbante një emër tjetër dhe besonte se Williams ishte nëna e saj natyrore. Mediat raportojnë se familja biologjike është njoftuar për lajmin.

Pas hetimeve disa vjeçare dhe më shumë se 2500 denoncimeve, një vit më parë në adresën; “Missingkids”, fëmijë të zhdukur, mbërriti një informacion që zhbllokoi çështjen. Autoritetet e Xheksonville bënë të ditur se vajza ishte ne gjendje të mirë shëndetësore dhe se në shtëpinë e Gloria Williams ishin gjetur dokumente të falsifikuara për të fshehur identitetin e Mobley. /topchannel/

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

two × 3 =