E TMERRSHME/ Pacienti i parë në botë që bën dy transplantime të fytyrës - Arbëria News

E TMERRSHME/ Pacienti i parë në botë që bën dy transplantime të fytyrës

Një pacientit, trupi i të cilit ka refuzuar transplantimin e parë të fytyrës, i është bërë edhe një transplantim tjetër. Ai ka jetuar pothuajse dy muaj pa fytyrë deri te transplantimi i dytë.

Sipas Olivier Bastien nga Agjencia Bio-Medicinale e Francës (Agence de la biomédecine), kjo është hera e parë në historinë e transplantimit ku mjekët kanë zëvendësuar një fytyrë të transplantuar me një tjetër.

Pacienti 40 vjeç ka hyrë në sallën e operimit këtë të hënë në spitalin evropian Georges Pompidou në Paris, transmeton Koha.net. Operacioni ka zgjatur pothuajse një ditë të plotë.

“Ky operacion rezultoi i suksesshëm dhe tregon për herë të parë se ri-transplantimi është i mundur me rastin e refuzimit kronik”, është thënë në deklaratën e kësaj agjencie, raporton Mirror.

Operacioni i parë në botë i ripunimit të plotë të fytyrës i është bërë Sandeep Kaurit, nëntë vjeçe, në vitin 1994, fytyra e së cilës është dëmtuar kur i janë kapur flokët nga një kombajnë.

Në vitin 1996, operacioni i ngjashëm është bërë në Victoria, Australi, kur fytyra e një gruaje është dëmtuar në një aksident të ngjashëm sikur të Kaurit.

Transplantimi i parë në botë i pjesshëm i fytyrës në një njeri të gjallë, duke përdorur fytyrën që nuk i përkiste pacientit, është bërë në Francë në vitin 2005.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

10 + 7 =