Edhe për 7 vite rresht Taksa për infrastrukturën arsimore /ndërtohen 17 shkolla (Video/Foto) - Arbëria News

Edhe për 7 vite rresht Taksa për infrastrukturën arsimore /ndërtohen 17 shkolla (Video/Foto)

NGA: MARIGLEN MERTIRI

Qytetarët dhe bizneset e Tiranës do duhet të paguajnë taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore edhe për 7 vitet në vijim. Vetëm në vitin e parë të mbledhjes së kësaj takse në 2016, clinic janë grumbulluar rreth 360 milionë lekë të cilët do të dedikohen vetëm për shpronësimin e terreneve ku do të nis nga 2017 ndërtimi i 17 shkollave të reja me formulën e partneritetit publik privat.

“Nga taksa e përkohshme arsimore janë mbledhur 360 milionë lekë dhe janë në llogarinë e bashkisë dhe përdoren për 17 shkolla të reja, web kemi përfunduar studimin e fizibilitetit dhe presim Ministrinë e Financave, ndërtimi nga privati dhe nga dorëzimi ju paguhet kësti i parë i shumës totale të paguara dhe taksa e përkohshme ka kohëzgjatje 7-vjeçare, me paratë e këtij viti shpronësim të tenderëve të shkollave të reja dhe nga 2018 me paratë e 2017 paguhet kësti i 2017 e me radhë”, tha Enkelejd Musabelli, Drejtor i përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik ne Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë që bazuar në manualet e ministrisë së Arsimit për ndërtimin e një shkolle kostoja totale shkon deri në 6.2 miliardë lekë. Bashkia e Tiranës këtë zgjidhje e sheh si më të arsyeshmen pasi fondet për zgjidhjen përfundimtare dhe të menjëhershme të mbingarkesës në shkolla janë të limituara.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

twenty − eleven =