Efektet pozitive që ka e qeshura - Arbëria News

Efektet pozitive që ka e qeshura

Përse thuhet se 10 minuta të qeshur në ditë janë jetike për organizmin?

Nëse keni për tendencë ta shihni jetën pozitivisht e të qeshni shpesh, information pills gjendja juaj shpirtërore dhe shëndeti juaj do të ndikohen pozitivisht.

Përse thuhet se 10 minuta të qeshur në ditë janë jetike për organizmin?

E qeshura na zgjat jetën për shkak të ndikimit të saj pozitiv në shëndetin tonë. Në fakt, order e qeshura ndikon direkt në dy funksione themelore të organizmit: në sistemin nervor dhe në frymëmarrje.

Duke i aktivizuar këto dy funksione, i gjithë organizmi ndikohet pozitivisht.

E qeshura bën të mundur:

•   Të ulet stresi

•   Të forcohen lidhjet shoqërore dhe ndjenja e përkatësisë

•   Të rritet vlerësimi për veten

•   Të ç’dramatizohen disa situata

•   Të veprohet pozitivisht në organe të ndryshme falë hormoneve që përhapen në trup.

E qeshura përmirëson ritmin e zemrës, ul tensionin e gjakut, lehtëson tretjen, ul kolesterolin, përmirëson qarkullimin e gjakut, vë në lëvizje muskujt, vepron pozitivisht ndaj dhimbjeve dhe për gjumin, krijon një pamje të mirë… Prandaj, është e rëndësishme të qeshni çdo ditë, madje edhe duke e detyruar veten për të qeshur, nëse nuk ju jepet rasti. Por jeta është e bukur, hidhni vështrimin përqark, qeshni dhe dëfrehuni!

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

one − one =