Ekskluzive/ Koçua "gjyq" Grupit Parlamentar të PS për mandatin e tij të deputetit - Arbëria News

Ekskluzive/ Koçua “gjyq” Grupit Parlamentar të PS për mandatin e tij të deputetit

Koco-Kokedhima
Ditën e sotme gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS , medical deputeti  Koço Kokëdhima ju ka bër “gjyq”  socialistëve për vendimin e marrë lidhur me votimin e çështjes se mandatit të tij për ta çuar në Kushtetuese.

Burime konfidenciale për “Arbëria News” thonë se deputeti Kokëdhima ka shtruar pyetjen me tone të larta se pse është çuar në Kushtetuese mandati i tij, duke ju kërkuar llogari për atë që mund të sjellë edhe heqjen e mandatit të tij, në qoftë se  vendimit u Gjykatës është kundër tij.

Më pas Kokëdhima ju është kundërvënë kolegëve se sipas tij për vendime në interes të PS ata duhet të diskutojnë me njeri-tjetrin dhe pastaj të marrin vendime me anë të votës.

Po ashtu, këto burime kanë bërë me dije se Kokëdhima i është shmangur debatit lidhur me Kongresin e PS duke e lënë në heshtje këtë temë edhe pse  u ngrit si çështje nga deputetët prezent, madje sot Kokëdhima ju është shmangur edhe shtrëngimit të duarve  me disa prej tyre.

Kokëdhima akuzohet nga PD për përfitime nga tenderimet publike në 150 raste.

 

 

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

ten + 10 =