EKSKLUZIVE/ Serbia kthen librat shqip në Kosovë, nxënësit bllokojnë rrugën (FOTO) - Arbëria News

EKSKLUZIVE/ Serbia kthen librat shqip në Kosovë, nxënësit bllokojnë rrugën (FOTO)

12814097_1140053386034839_8906620351356953326_n

Me urdhër të qeverisë së Serbisë, try sot janë kthyer mbrapshtë në Kosovë, dy maune me tekste shkollore që ishin dhënë dhuratë nga Ministria e Arsimit të Republikës së Kosovës, për nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës.

Pas më shumë se 4 muaj të bllokuara në terminalin doganorë në Preshevë, dy maune të ngarkuara me librat në gjuhën shqipe do të kthehen sërish në Kosovë, duke mos lejuar që nxënësit shqiptar të Luginës së Preshevës të mësojnë me tekstet shkollore në gjuhën shqipe që garantohet me të gjitha konventat ndërkombëtare që pakicat e një shteti të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Nxënësit të revoltuar me këtë vendim skandaloz të qeverisë serbe, kanë bllokuar rrugën kryesore  që po transportonin maune tekstet shkollore.

Në këtë protestë ka dal edhe kryetari i Këshillit Kombëtarë Shqiptarë, Jonuz Musliu duke iu bashkangjitur nxënësve.

Gjatë kësaj proteste nxënësit e shkollës fillore “Sami Frashëri” në fshatin  Konçul mbanin në duart e tyre pankartat me mbishkrime “duam librat tona”, ”ska BE pa libra shqip”, “libri im gjuha ime”.

Arbëria News

12804818_1140053572701487_7687069124340386763_n 12809606_1140053379368173_1396298599975731598_n

12802712_1140053422701502_4329624064197833769_n

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

5 + 12 =