Ekskluzive/ Shteti lufton informalitetin me informalitet

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”66105″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Lufta ndaj informalitetit në vendin tonë duket se është beteja më paradoksale që po bën Qeveria. Inspektoriati Shtetëror  i Punësimit është institucioni, side effects i cili siguron zbatimin e legjislacionit të punës nga punëdhënësi dhe personat e punësuar prej tyre, por një gjë e tillë nuk respektohet nga vet ky institucion.

Burime konfidenciale nga ISHP, shprehin pakënaqësitë e tyre për trajtimin e padrejtë që eprorët po ju bëjnë në kundërshti me ligjin, por edhe në kundërshtim më atë çka ligjërisht duhet të luftojnë. Sipas informacioneve të marra nga këto burime mësojmë se që prej datës 7 shtator e deri më sot, inspektorët kanë punuar me orare të zgjatura, që prej orës 08:00–20:00, pra dymbëdhjetë orë në ditë.

Mirëpo, përpos vuajtjes dhe sakrificës që këta punonjës po bëjnë gjatë ditëve të javës, kjo “torturë”  vazhdon që prej shatatorit e deri më sot, duke mos u shpërblyer njësoj me homologët me të cilët bashkëveprojnë.

Pë rastin në fjalë, inspektorët e ISHP mësojmë se kanë bashkëpunuar me ata të AKU, por ndërsa për këtë sakrificë këta të fundit janë vlerësuar me dhenien e shpërblimit të një page mujore shtesë, inspektorëve të ISHP nuk ju është dhënë asnjë lloj shpërblimi.

Arberia News[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

five + 5 =