Ekspertët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë insekte, ja përse - Arbëria News

Ekspertët këshillojnë që të konsumoni sa më shumë insekte, ja përse

trendi

Ju ka shkuar mendja për ushqim meksikan? Në Nju Jork kanë dalë tako me karkaleca fushe. Doni ushqim aziatik? Në këtë rast, this site në Santa Monika shërbejnë bulkth tajvanez. Por, remedy nëse preferoni pak më shumë “pickim”, provoni akrepat e Singaporit. Mund t’ju duken ushqime shumë të shpifura, por, sipas ekspertëve, një pjatë me insekte përmban shumë proteina dhe ushqyes thelbësorë. Për këtë arsye, ata rekomandojnë konsumimin sa më të madh të tyre.

Mizat përmbajnë dy herë më shumë zink sesa bifteku. Gjithashtu, përmbajnë edhe më shumë hekur dhe yndyrna të shëndetshme. Përveç kësaj, rritja e insekteve kërkon më pak ujë dhe më pak hapësirë sesa rritja e bagëtive. Nga Azia në Amerikën e Jugut, insektet janë shfaqur në menutë e shumë kulturave dhe po konsumohen gjithmonë e më shumë, pasi jo vetëm që janë të ushqyeshme, por edhe mund të përballohen nga familjet e varfëra që nuk blejnë dot një pulë.

Të hash diçka që më parë ka qenë duke u zvarritur në tokë nuk duket diçka e këndshme, por ushqimi që i bën mirë trupit tonë, planetit ku jetojmë dhe prosperitetit të njerëzve të varfër të botës duket si një vakt që ia vlen të hahet. Kjo është arsyeja pse në restorantet e vendeve më të zhvilluara po ofrohen gjithmonë e më shumë insekte.

You May Also Like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

1 × two =